1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia kërcënon, nëse dështojnë bisedimet diplomatike me Irakun

25 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BwNv

Turqia ka paralajmëruar se nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, është e përgatitur të ndërmarrë një operacion ushtarak përgjatë kufirit për t'i zbuar luftëtarët e grupit të ndaluar PKK. Ky reagim nga Ankaraja erdhi në një kohë kur avionët ushtarakë të Turqisë bombarduan pozicionet e rebelëve kurdë, përgjatë kufirit me Irakun. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Skefer (Jap De Hoop Scheffer), i ka shprehur Turqisë "solidaritet të plotë", në përballje me sulmet e rebelëve kurdë, duke i bërë thirrje Turqisë për përgjigje të matur. Ndërkohë,një delegacion irakian i nivelit të lartë viziton sot Ankaranë në kuadër të asaj që zyrtarët turq e kanë cilësuar si shans i fundit për bisedime, për të ndaluar sulmet e luftëtarëve kurdë të përqëndruar në veri të Irakut.