Turqia intensifikon kërcënimet ndaj Irakut verior
17 Tetor 2007Reklamë
Turqia ka intensifikuar kërcënimet kundër luftëtarëve kurd në territorin irakian duke vazhduar përgatitjet për një ndërhyrje në vendin fqinj. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) i bëri thirrje qeverisë në Bagdat që të çarmatos luftëtarët e Partisë Kurde të Punës nëse e dëshiron mosndërhyrjen e Turqisë. Pritet që parlamenti turk t'i jap dritën jeshile qeverisë për një marshim në veri të Irakut. Qeveria irakiane tërhoqi vërejtjen nga një vendim i tillë dhe kërkoi nga Turqia negociata urgjente. Edhe SHBA-të dhe BE kanë apeluar tek vendi partner i NATO-s që të heq dorë nga intervenimi ushtarak.