1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: Arrestohen dhjetë ish-admiralë

6 Prill 2021

Nën akuzan e përgatitjes së një grushti shteti në Turqi u arrestuan dhjetë ish-admiralë. Ata kritikojnë projektin e qeverisë për Kanalin e Stambollit.

https://p.dw.com/p/3rbhw
Türkei Stadtansicht Istanbul mit Bosporus-Brücke
Fotografi: Getty Images/AFP/Y. Akgul

Pas kritikave ndaj një projekti ndërtimi të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, organet gjyqësore turke po u kundërvihen me forcë autorëve të letrës së hapur ku qenë shprehur kritikat.  Prokuroria e Përgjithshme në Ankara njoftoi se kishte lëshuar  urdhër-arresti për dhjetë admiralë të ushrisë turke, që kanë dalë në pension, dhe autoritetet njoftuan se ata ndërkohë u arrestuan.

Të arrestuarit ishin shprehur në një letër të hapur kritike për projektin më ambicioz dhe gjithashtu më të diskutueshëm  infrastrukturor të Erdoganit, "Kanalin e Stambollit". Kanali i Stambollit parashikohet të jetë një rrugë alternative transporti për Bosforin dhe Dardanelet, ngushticën mes Detit të Zi dhe Mesdheut.

Projekt miliardësh me rreziqe

Sipas raporteve zyrtare "Kanali i Stambollit" prej 45 kilometrash është i nevojshëm për të lehtësuar Bosforin,  përmes së vilit kaluan vitin e kaluar shumë se 38,000 anije. Projekti prej miliarda dollarësh u miratua zyrtarisht muajin e kaluar.

Türkei Istanbul - Bosporus Kanal
Fotografi: Getty Images/C. McGrath

Përveç dëmtimit të mjedisit kritikët kanë frikë se ky hap mund të minojë edhe Traktatin e Montrosë (Montreux). Marrëveshja Ndërkombëtare e Transportit Detar e vitit 1936 rregullon kalimin e anijeve në Bosfor dhe në Dardanele. Ndër të tjera ajo garanton kalimin e anijeve civile si në kohë lufte dhe në kohë paqeje.

Paralajmërimi i admiralëve

Ankaraja mbron tezën se kanali nuk bën pjesë në koncesionet që Turqia u bën anijeve të huaja bazuar në Traktatin e Montreux. Admiralët e arrestuar kishin paralajmëruar se vënia në dyshim e këtij traktati mund ta dëmtojë Turqinë. Sipas këndvështrimit të qeverisë me kritikën e tyre admiralët i kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Një zëdhënës i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan tha se sjellja e tyre të kujton një grusht ushtarak shteti.