1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turneu i të rinjve në futboll - pjesë e emocioneve të Botërorit 2006

Arben Muka20 Qershor 2006

Nën kujdesin e ambasadës gjermane në Tiranë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, me mbështetjen dhe të bankës ProCredit dhe Radios Deutsche Welle, rreth 700 futbollistë të rinj deri në moshën 19 vjeç zhvilluan një turne futbollistik në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Durrësit.

https://p.dw.com/p/AsJQ
Disa nga të rinjtë pjesëmarrës në turneun rinor të futbollit
Disa nga të rinjtë pjesëmarrës në turneun rinor të futbollitFotografi: DW

Fituesja e kuicit on line të ambasadës gjermane mbi Botërorin 2006, fitoi një fanelë origjinale të ekipit përfaqësues të Gjermanisë e nënshkruar nga të gjithë futbollistët që aktivizohen në këtë kampionat.

Rreth 700 të rinj të moshës deri në 19 vjec, te ndarë në 48 ekipe nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Shkodra për dy javë rresht zhvilluan ndeshje futbolli në kuadër të një turneu që u organizua nga ambasada gjermane në Tiranë në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, mbështetur dhe nga banka gjermane ProCredit dhe Radio Deutsche Welle.

Turneu pati si synim krijimimin e një atmosfere të ndezur sportive mes të rinjve që dëshirojne të luajnë futboll, si pjesë e emocioneve që jep Botërori 2006, që po luhet në Gjermani. Ekipet u ndanë në tre kategori sipas grupmoshave: deri në 15 vjeç, deri në 17 vjeç dhe deri në moshën 19 vjec. Fitues të trofeve në finalet që u luajtën në ambjentet e stadiumit "Selman Stërmasi" në Tiranë u shpallën ekipet e Shkodrës, Veleçikut dhe Tiranës.

Zëvëndësambasadori gjerman në Tiranë, Jörn Beiβert, pjesmarrës në ceremonë e ndarjes së kupave për fituesit, tha për DW-në se "me këtë vepimtari masive donim t’u jepnim një shans të rinjve që të shfaqnin aftësitë e tyre në futboll, për të ndikuar në krijimin e një atmosfere sa më të gjallë mes tyre, në këtë periudhë të një evenimenti kaq të madh sic është Botërori 2006".

Ekspertët e futbollit pranë Federatës e vlerësuan turneun si "një festë e të rinjve, ku spikati cilësia dhe fryma miqësore, si në ndeshjet gjysmëfinale ashtu dhe në finale." Një pjesë e këtyre të rinjëve janë kontigjent për lojtarë protagonistë ne superligë apo në kampionatet e kategorisë së parë e të dytë.

Bashkë me shpërndarjen e trofeve të ekipeve më të mira u shpall dhe fituesi i kuicit disajavor të ambasadës gjermane mbi Botërorin "Gjermani 2006". Mes atyre që i kishin derguar përgjigje për pyetjet e kuicit, fituese u shpall një vajzë, e cila mori si shpërblim një fanelë origjinale të përfaqësueses gjermane e nënshkruar nga të gjithë lojtarët dhe traineri.

Markus Lange, në sektorin e shtypit dhe të marrëdhënieve publike në ambasadën gjermane në Tiranë, tha për DW-në se "në kuic ishin pjesmarrës shumë vizitorë të faqes në internet të ambasadës apo qe dërguan letra të drejpërdrejta. Në mosha e profesione të ndryshme. Edhe ndjekësit e këtij botërori nuk kanë dallim moshor e gjinor, si në një festë të vërtetë popullore."