1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turistët britanikë në Greqi; Probleme me sigurinë në tragetet grekë; Çdo vit 33 milionë valixhe të humbura

31 Korrik 2009

Sjellje të pahijshme të turistëve britanikë në Greqi; Ekuipazhet greke të trageteve janë të mbingarkuara ndonjëherë edhe me përballimin e masave më të thjeshta të sigurisë; Një dukuri e çuditshme - valixhe të humbura

https://p.dw.com/p/J1DO

Politikanë vendorë të ishullit grek të Zakyntosit po akuzojnë kompanitë turistike britanike se nxisinin turisitët e rinj që të pijnë deri sa të bëhen tapë dhe se po dëmtojnë ekonominë e tyre. Përfaqësues të policisë britanike ishin këtë javë në këtë ishull për t'i instruktuar kolegët e tyre grekë se si të veprojnë me të pirët dhe ata që sillen keq. Malcolm Brabant

Në rast rreziku plani i shpëtimit duhet të funksionojë perfekt. Kjo normë është e detyrueshme për çdo anije në qarkullim. Por ekuipazhet greke të trageteve janë të mbingarkuara ndonjëherë edhe me përballimin e masave më të thjeshta të sigurisë. Në këtë konkluzion arrin Klubi i Përgjithshëm gjerman i Automobilëve, shkurt ADAC, pas testimit që u ka bërë trageteve greke të automjeteve që janë aktualisht në qarkullim. Vilma Filaj-Ballvora

Një dukuri e çuditshme: Në mbarë botën vitin e kaluar shoqëritë ajrore kanë humbur 33 milionë valixhe. Komisioni i BE-së e konsideron këtë të papranueshme dhe sheh nevojën për të vepruar. Por a mund të zgjidhet ky problem me rregulla ligjore? Kai Reinäcker