Turi çiklistik i Francës
17 Korrik 2010Reklamë
Turi çiklistik i Francës vazhdoi të shtunën me etapën e 13-të 196 kilometra të gjatë Rodez-Revel në jug të vendit. Fitues doli Aleksandër Vinokurov. I dyti u rendit Mark Cavendish, i treti Alessando Petacchi. Në renditjen e përgjithshme kryeson luksemburgasi Andy Schleck.Turi çiklistik sot vazhdoi me etapën e 13-të 196 kilometra të gjatë Rodez-Revel në jug të vendit. Fituesi i etapës së djeshme ishte spanjolli Joaquin Rodriguez.
Contador ia doli ta shkurtonte në 31 sekonda epërsinë e kryesuesit në renditjen e përgjithshme, luksemburgasit Andy Schleck. Gjermani Andreas Klöden nuk ia doli me sukses në këtë etapë.
AG/Ajazaj/Arapi