1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

281211 Tunnelbau Leipzig

30 Dhjetor 2011

Ndërtimi i një metroje nën qendrën e qytetit të Lajpcigut është një ide shumë e vjetër. Tani ajo po bëhet realitet. Disa admirojnë kryeveprën teknike, të tjerë kritikojnë kostot prej plot një miliard euro.

https://p.dw.com/p/13bgW
City-Tunnel në Lajpcig
City-Tunnel në LajpcigFotografi: DEGES

Wolfgang Pilz është i autorizuari për ndërtimet i shoqërisë DEGES për menaxhimin e projektit dhe e njeh rrugën në nëntokën e Lajpcigut. Në 15 deri 20 metër thellësi gjarpërojnë nën qendrën historike (duke u nisur prej stacionit hekurudhor qendror) dy tuba gri betonarmeje me diametër gati tetë metër secili deri në "Stacionin Bavarez të Trenave": "Gjendemi në tubin perëndimor, jemi afërsisht midis stacionit hekurudhor qendror dhe tregut, diku në mes."

E gjitha kjo quhet City-Tunnel, është një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore brenda një qyteti në Gjermani dhe po ndërtohet prej tetë vjetësh. Tuneli do të krijoje qasje te qendra e Lajpcigut për trenat e shpejtë brendapërbrenda qytetit dhe do ta shndërrojë stacionin hekurudhor qendror gjigant, gati 100 vjeçar nga një stacion trenash terminal në një stacion të kalueshëm.

Prej lopatës së parë në 2003 shpenzimet janë dyfishuar në 960 milionë euro. Hapja e paralajmëruar u shty disa herë. Sipas planeve të vjetra i binte që këtë dhjetor të mbaronin punimet, mirëpo ato vazhdojnë ende: Në zgjerimin e stacioneve dhe në teknikën e trenave. "Stacionin ‚Sheshi Leuschner' po e veshim me blloqe ndërtimi prej xhami", thotë gjithë entuziazëm Wolfgang Pilz. Fasadat ndriçohen nga pas, kështuqë krijohet përshtypja e një trupi të qelqtë komplet të ndriçuar.

Mirëpo kryevepra në teknikën e ndërtimit është tuneli i gërryer dhe i betonuar me turjelë me mburojë prej makinës së ndërtimit Leonie: "Makina e shpimit Leonie me kokë me mburojë i ka hapur këta dy tuba në një vit e gjysmë duke gërryer nëpër nëntokën e qytetit të Lajpcigut dhe me ecjen përpara ka nisur më tej të vendosë në fundin e vet me hidraulikë speziale dhe me pajisje ngritjeje elementet e veshjes së brendshme të tunelit që shihen këtu (tetë copë për çdo unazë), në mënyrë që në një proces të shpojë përpara dhe të pajisë prapa tunelin me elemente, që ky të jetë gati për punimet e tjera."

Qarkullim me zhurmë të dobët nën tokë

Tuneli kalon nen ndertesa historike
Tuneli kalon nën ndërtesa historikeFotografi: DEGES

Prej bashkimit të elementeve, pra të unazave të betonit, nga dhjetori 2013 mbi shinat e tunelit (të betonuara dhe me amortizim jastëkësh plastikë) do të lëvizin trena me maksimalisht 80 km/h, shpjegon Michael Menschner i shaqërisë aksionare Deutsche Bahn Netz: "Këta janë jastëkë plastikë mbi të cilët do të lëvizin trenat dhe funksioni i tyre është që luhatjet e krijuara të mbeten në tub dhe të mos përcillen jashtë tubit te ndërtesat ekzistuese që gjenden me themele relativisht afër tubit të tunelit."

Në fund të fundit tuneli përshkon nëntokën e 30 ndërtesave (ndër to vende të vjetra tregtie dhe ndërtime të tjera historike të çmuara. Në mënyrë parandaluese në themele është pompuar beton për të stabilzuar truallin. Një sistem sensorësh e mbikëqyri rrugën e përshkuar nën ndërtesa nga makina e shpimit të tunelit. Pasi ndërtimi tunelit në Lajpcig rezultoi një projekt gjeoteknik i kategorisë më të vështirë: atje kishte shtresa të vogla qymyri , kuarcite veçanërisht të forta, kushte të ndërlikuara me ujërat e nëndheshme, themele të mbetura gropash të vjetra ndërtimi. Në stacionin hekurudhor qendror toka u desh të ngrihej për të penguar depërtimet e ujit në gropën e ndërtimit, tregon Wolfgang Pilz i shoqërisë së menaxhimit të projektit DEGES: "Me një punë disamujore më një gjatësi 86 bis 90 metër këtu është kryer një ngrirje majtas dhe djathtas shinave të tanishme. Kjo është bërë me gjithsej 95 km hekura të ngulura në tokë dhe të ftohura me një tretje kalciumkloridi deri në 35 gradë minusm kështuqë u krijua një truo i vërtetë akulli tre deri katër metër i trashë. Dhe kur ky bllok akulli u formua në fund, gjë që kërkoi disa muaj kohë, këtu mund të kryheshin punimet e mëtejshme nën tokë në sektorin e këtushëm të sallës tërthor të platformës.“

„Urithi“ prej çeliku 60 metër i gjatë

Wolfgang Pilz
Wolfgang PilzFotografi: DW

Mirëpo prej vitesh kritikët e vënë në pikëpyetje kuptimin e projektiot të madh. Dëshira fillestare për të dërguar trena distance drejt Bavarisë, duhet konsideruar ende utopike: Për arsye të mbrojtjes kundër zjarrit tunelin lejohen ta kalojnë vetëm trena elektrikë, mirëpo traseja e elektrifikuar drejt Mynihut shkon deri në gjysmë të rrugës.

Autorë: Bernd Gräßler/Elert Ajazaj

Redaktoi: Mimoza Kelmendi