1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëAmerika e Veriut

Trump dhe Melania me Corona

2 Tetor 2020

Bashkëpunëtorja e ngushtë e presidentit Trump rezultoi e infektuar me Corona. Të premten u bë e ditur se edhe Trump bashkëshortja e tij, Melania janë testuar pozitivisht. Në pikun e fushatës, Trump futet në karantinë.

https://p.dw.com/p/3jK03
USA Washington Donald Trump und Melania
Fotografi: Andrew Caballerro-Reynolds/AFP/Getty Images

Hope Hick është ish-drejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe akoma një nga personat më të besuar të Donald Trump. Të martën ajo kishte udhëtuar me avionin presidencial Air Force në debatin televiziv në Cleveland, Trump-Biden. Një ditë më pas ajo udhëtoi për një miting zgjedhor në Minesota dhe aty pati shenjat e para të sëmundjes. Hope Hicks u vendos në karantinë që gjatë kthimit me avion. 31 vjeçarja është shumë e afërt me familjen Trump. Vetë presidenti e ka quajtur atë "vajza tjetër" e tij.

USA Hope Hicks, Mark Meadows und Donald Trump
Hope Hicks, shefi i shtabit të Trumpit, Mark Meadows dhe Donald TrumpFotografi: Joshua Roberts/Reuters

Të premten u bë e ditur, se edhe Trump dhe Melania janë infektuar me virusin Corona. Trumpi vetë 74 vjeçar ka shkruar në twitter: "Ne do të fillojmë menjëherë me karantinën dhe procesin e shërimit. Do ta kalojmë këtë së bashku", shkroi Trump. SHBA ndodhet tani në pikun e fushatës zgjedhore më 3 nëntor, ku Trump lufton për një mandat të dytë. Të premten ishte planifikuar një miting zgjedhor në Florida dhe telefonatë me pensionistët më të rrezikuar nga Corona.

Mjeku i presidentit amerikan pret që Trump, megjithë infektimin e Coronës të vazhdojë "pa ndërprerje" detyrën. Sean Conley deklaroi, se Trump dhe Melania janë në gjendje të mirë dhe të dy do të qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhë gjatë procesit të shërimit. Presidenti amerikan gjatë pandemisë së Coronës është kritikuar gjithmonë, se nuk e ka marrë seriozisht virusin. Së fundmi ai ka zhvilluar sërish fushatën elektorale me mitingje të mëdha të përkrahësve. Ato u zhvilluan në terren të hapur, por njerëzit nuk ishin të detyruar të mbanin maskën.

 

la/rb/mak (afp, ap, dpa, rtr)