1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tre policë që luftuan në Vjenë kundër terroristëve shqiptarë

3 Nëntor 2020

Tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë ishin shqiptarë nga Kosova, tha ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla (03.11) në Berlin, para takimit me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

https://p.dw.com/p/3koFH
Deutschland Kosovo Maas  Haradinaj Stublla
Fotografi: Odd Andersen/AFP/Getty Images

"Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vienë.

Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje.

Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqipëtarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak.

Le të reflektojmë mbi këtë dëshmi të mirëintegrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit".