1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trazirat në Birmani & Bavaria pa Edmund Shtojberin

28 Shtator 2007

Zhvillimet në Birmani gjejnë jehonë në shtypin gjerman. Në politikën e brendëshme komentatorët kanë në fokus largimin e kryetarit të partisë CSU dhe kryeministrit të Bavarisë Edmund Shtojber (Edmund Stoiber).

https://p.dw.com/p/Bl0z

"Volksstimme" që del në Magdeburg komenton: "Pa dyshim me Edmund Shtojberin largohet një nga figurat më karakterizuese të veprimtarisë aktive politike në Gjermani. Nga sekretari i përgjithshëm kristiansocial në 14 vitet e mandatit si kryeministër dhe kryetar partie ai u kthye në një tribun, por me distancë gjithnjë e më të madhe nga populli bavarez, gjë që nxiti edhe rëzimin e tij. Veprën e tij Shtojberi kryesisht ia kushtoi lulëzimit të shtetit të lirë Bavarez. Shtojber thesarin e përvojës së tij konservatore këtej e tutje do ta përdorë në politikë në funksionin e ri në Bruksel si luftues i burokracisë. Ajo që mbetet nga trashëgimia e tij, në mënyrë vendimtare varet prej pasardhësve të tij, të cilëve të veshur me pushtetin e ri do t´u duhet fillimisht të forcojnë profilin e tyre."

Një citat edhe nga komenti i "Kieler Nachrichten": "Për Bavarinë asnjë kryeministër tjetër nuk ka arritur kaq shumë sa Shtojberi. Në kontrast të madh me këtë është rëndësia e tij në politikën federale. Ai ia arriti deri në kandidimin për kancelar në vitin 2002. Qysh nga ajo kohë karriera e tij nisi të tatepjetën. Rënia e shpejtë e Shtojberit nga pushteti është fatalitet. Njëri prej politikanëve më të rëndësishëm të republikës në fund të lë përshtypjen e një ngurruesi, i cili nuk e kap momentin e duhur për t´u larguar me lavdi nga politika. Këtë ai e ka të përbashkët me kancelarët Adenauer dhe Kohl. Edhe ata e konsideronin veten të pazëvendësueshëm."

Gazeta "Berliner Zeitung" shkruan: "Shtojber me besimin, se është i pazëvendësueshëm ka bllokuar partinë kristiansociale dhe qeverinë e Bavarisë duke i bërë ato të marrin vendime të nxituara. Në fund ai e ndjente veten si mbreti i Bavarisë, stili i tij drejtues ka qenë autokratik, partia e tij thuajse pa të drejtë fjale, gjë që e detyroi politikanen kristiansociale Gabriele Pauli t´i kundërvihet atij. Megjithatë Shtojberi ka një bilanc pozitiv në pjesën më të madhe."

Lidhur me zhvillimet në Myanmar shkëpusim një citat nga komenti i "Dresdner Neueste Nachrichten": Shpresë për Biraminë mund të ketë vetëm nëse bashkësia e shteteve të Azisë Juglindore të grupit të ASEAN-it: Kina dhe India të bien dakord për një politikë të përbashkët për Birmaninë dhe t´i tërhqein gjeneralët në tyrezën e bisedimeve sipas shembullit të bisedimeve gjashtë palëshe për Korenë e Veriut në Pekin. Megjithatë shanset që Kina të bashkëveprojë nuk janë shumë të mëdha, ndryshe nga sa ndodh me Korenë e Veriut e bombën e saj atomike, Birmania nuk përbën kërcënim. Ndaj sipas mendimit të qeverisë kineze nuk ka arësye, që të hiqet dorë prej parimit të mosndërhyrjes në punët e brendëshme."


Ndërsa "Frankfurter Rundschau" i referohet vizitës së të dërguarit të OKB-së në Myanmar: "Në Birmani Kina tani i kushton rëndësi vetëm që i ngarkuari i posaçëm i OKB-së të pritet si mik në Rangun. Suksesi i të tilla vizitave ashtu siç është dëshmuar edhe në rajone të tjera krizash nuk përfshihen në librin e rekordeve për paqen."

Edhe një pjesë nga komenti i gazetës së Vajdenit "Der Neue Tag": Ndërkohë ushtarakët kanë ndërprerë lidhjet me botën e jashtme. Asgjë nuk duhet të depërtojë nga jashtë si deri më sot. Bota nuk duhet të mësojë për brutalitetin, me të cilin ushtarakët godasin prostestën. Por ndërkohë është e qartë, regjimi tashmë nuk ka asgjë të shenjtë: as murgjit dhe as pagodat. Por edhe koka drejtuese të regjimit e dinë, që në fund bota do t´i mësojë të gjitha: Numrin e të vdekurve dhe të plagosurve si dhe shifrat e të zhdukurve. Ky është momenti, që i trëmbet udhëheqja në Kinën fqinje. Sepse tashmë sytë e botës janë drejtuar tek ajo si çelësi për zgjidhjen e krizës në Birmani."