1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Paraqiten prioritetet e Presidencës Suedeze të KE

12 Janar 2023

Detyra e parë e presidencës suedeze do te jetë kontributi për të garantuar sigurinë e Europës, por edhe përshpejtimi i ritmeve të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.

https://p.dw.com/p/4M341
Flagge von Europa und Schweden
Fotografi: K. Steinkamp/blickwinkel/McPHOTO/picture alliance

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad në ceremoninë e fillimit të presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Europian të zhvilluar të mërkurën, (11.01) në Tiranë, paraqiti prioritetet e kësaj presidence, ku bën pjesë edhe përshpejtimi i ritmeve të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. Lufta në Ukrainë, emergjenca për rritjen e sigurisë, unitetit dhe fuqisë ekonomike të Europës duket se ka përcaktuar edhe prioritetet e presidencës suedeze të Këshillit Europian, janar - qershor 2023. "Kjo është një presidencë në kohë sfidash historike. Përparësia e parë ështe siguria dhe uniteti në BE”, tha ambasadorja suedeze, Elsa Hastad.

Ajo theksoi se "lufta e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës na dha të kuptojmë që liria dhe demokracia nuk mund të merren kurrë si të mirëqëna”. Në këtë kontekst ambasadorja suedeze në Tiranë u shpreh se "detyra e parë e presidencës suedeze do te jetë të kontribuojë për të garantuar sigurinë e Europës duke mbështetur sistematikisht Ukrainën, rritur ndihmat ekonomike, humanitare, asistencën ushtarake, rindërtimin e Ukrainës, zbatimin e ligjit ndërkombëtar dhe kërkesën e llogarisë ndaj Rusisë". Hastad i cilësoi sanksionet kundër Rusisë si shumë të rëndësishme.

Kämpfer der Söldnergruppe Wagner in der Ukraine
Fotografi: Philippe De Poulpiquet/MAXPPP/dpa/picture alliance

Konkurrueshmëria dhe rritja ekonomike

Ky është prioriteti i dytë i presidencës suedeze. "Ne kemi nevojë të jemi të sigurtë dhe të fortë, Europa ka nevojë të jetë konkurruese. Një BE konkurrues dhe i fortë është shumë i rëndësishëm për vetë BE dhe presidencën suedeze”, tha ambasadorja suedeze në Tiranë, Elsa Hastad.

Tranzicioni energjinë e gjelbër

Presidenca suedeze „dëshëron të përshpejtojë këtë tranzicion dhe të sigurojë burime për një të ardhme të gjelbër duke investuar më shumë në industri inovative, me zgjedhje të mira dhe të gjelbëra”, vuri në dukje ambasadorja suedeze Hastad.

Vlerat demokratike dhe shteti ligjor

BE bazohet në vlera demokratike të tilla si shteti ligjor, liria, mosdiskriminimi, të cilat do të jenë në thelb të presidencës suedeze të Këshillit të BE dhe përbëjnë prioritetin e katërt të saj, theksoi ambasadorja Hastad.

Albanien Tirana Stadtansicht
Fotografi: Peter Endig/dpa-Zentralbild/dpa/picture alliance

Progres lidhur me integrimin europian të Ballkanit Perëndimor

Çuarja përpara e axhendës së zgjerimit të BE me vendet e BP përbën një përparësi tjetër të presidencës suedeze të Këshillit Europian. Ambasadorja suedeze Tiranë, Elsa Hastad e vendosi këtë përparësi në kontekstin e zhvillimeve të fundit pozitive lidhur me integrimin europian të rajonit si samiti BE-BP në Tiranë, hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në verën e kaluar, dhënia Bosnjë-Herzegovinës e statusit të vendit kandidat për anëtarësim dhe dorëzimi nga Kosova i aplikimit për anëtarësim në BE.

"Samiti në Tiranë dha një mesazh shumë të qartë: duam të shikojmë Ballkanin Perëndimor në familjen europiane. Situata e sigurisë në Europë ka ndryshuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ka emergjencë lidhur me procesin e zgjerimit të BE dhe rritjen e sigurisë,” theksoi ajo. Christiane Hohmann, ambasadore e BE, e pranishme në ceremoninë e fillimit të presidencës suedeze uroi "një presidencë të suksesshme në këto kohë të vështira për Evropën” dhe e cilësoi axhendën e kësaj presidence si "ambicioze për BE”.

 

 

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana