Tiranë: Greva e urisë e minatorëve vazhdon para selise së Presidencës së Republikës
4 Korrik 2008Lista e kërkesave që minatorët kanë paraqitur para qeverisë ka të bëjë esencialisht me standartet që ata duan të arrijnë në të ardhurat e tyre, si dhe përmirësimin e kushtetev të punës.
Pasi nuk kanë marrë përgjigje nga autoritetet grevistët kanë vendosur ta kalojnë natën e së enjtes para derës kryesore të hyrjes së presidencës së republikës, në qëndër të Tiranës. Paraditen e së premtes ata janë kontaktuar nga përfaëqsues të stafit të Presidentit Bamir Topi, ku kanë parashtruar edhe një herë kërkesat e tyre.
Fiqiri Xibri drejtues i grevës së urisë u shpreh pas takimit se janë në pritje që institucioni i presidentit të përcjellë tëk qeveria të gjitha kërkesat e minatorëve. Ata nuk do të lëvizin nga protesat e tyre me grevë urise në rast se nuk marrin përgjigje per zgjidhjen e problemeve qe kanë ngritur. Mbështetje për aksionin e tyre kanë treguar këto ditë eksponentë të opozitës, nga LSI, nga PS dhe grupimi social politik G99.
Drejtuesit e grevës së urisë së minatorëve thonë se dhe në disa rrethe të vendit përfaqësues të tyre janë duke zhvilluar po protesta solidariteti me kolegët e tyre në Tiranë.