Tiranë: Disa duan president të ri disa zgjedhje të parakohshme
25 Maj 2007Reklamë
Kryeministri Sali Berisha pas kthimit nga Brukseli ka shprehur besimin se zgjedhja e presidentit të ri do të bëhet në mënyrë konsensuale, duke mbështetur zhvillimin e një tryeze të partive parlamentare për të diskutuar mbi këtë çështje.
Nga ana tjeter Sekretari organizativ në PS, Bashkim Fino, përshëndeti lëvizjet e mazhorancës, duke kujtuar se presidenti konsensual ka qenë një opcion që është prezantuar prej kohësh nga opozita.
Por brenda rradhëve të opozitës ka dhe qëndrime skeptike për bashkëpunimin me mazhorancën. Sipas kreut të socialdemokratëve Skënder Gjinushi nuk mund të arrihet ndonjë konpromis me kryeministrin Berisha, ndaj situata mund të
kapërcehet vetëm me zgjedhje të parakohshme.