1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

T´i japim Evropës një frymë të përbashkët

Silke Bartlick24 Nëntor 2004

Konferenca e Berlinit për politikën kulturore evropiane

https://p.dw.com/p/ArFi

"Në këtë konferencë do kemi një eveniment, i cili e ka pikënisjen te iniciativa e personaliteteve të ndryshme këtu në Berlin.Njemi të bindur, që në njërën anë nuk mjafton të bisedosh për krizat, në të cilat ndodhet Evropa. Dhe nga ana tjetër është e nevojshme të bisedosh për kontributin, që mund të japë kultura për t´i ndihmuar Evropës drejt së ardhmes dhe jo vetem permës politikanëve pergjegjes për kulturën, por permes politikanëve pergjegjës për Evropën."

Në maj të vitit 2004 BE u bë me 25 anëtarë. Me eufori festuan në atë kohë njerezit në urat, që deri 1989 përbënin kufinj me rrezik për jetën. Megjithatë pjesemarrja në votimet për parlamentin evropian disa jave më vonë la për të desheruar. A nuk ishte ndezur akoma shkendija e ndjenjës së bashkesise në popullsite e Evropës? Ende mungon diçka në Evropë, pat thënë në kohen e tij ish presidenti i komisionit evropian Zhak Delor, dhe pikërisht "një shpirt".
Nga burimet e saj shpirterore dhe kulturore Evropa mund të nxjerrë atë fuqi, që e ka të domosdoshme për kapercimin e kontradiktave dhe për formimin e një të ardhmeje të perbashkët, thotë ministrja e kulturës, Christina Weiss.
"Aty ku kontinenti deri para 15 vjetesh ishte ndoshta i ndare në mënyren me brutale, aty ku tragjedia e Evropes Qendrore gjeti shprehjen e saj, aty do të shkojmë tek porta e Brandenburgut, për të parë në se uniteti politik do të sjellë në harmoni dhe unitet edhe kulturën e Evropës."

Kultura si komponent i procesit të bashkimit në Evropë, rendësia e kësaj teme thonë Kristina Weiss dhe Volker Hassemer, tregohet edhe në faktin që presidenti i ri i komisionit të BE, Jose Manuel Barroso, e lidh qëndrimin e tij të parë në Gjermani me një vizitë në këtë konferencë. Dhe komisari i ri i BE për arsimin dhe kulturën, Jan Figel, do të marrë gjithashtu pjesë në diskutimin, që do të hapë të premten kancelari gjerman Gerhard Schrëder.

"Ne do ta diskutojmë këtë në tri shkallë. Një herë çështja si e tregon Evropa vetën jashte? Përse është e rëndësishme Evropa në botë? Së dyti për zhvillimin e saj të brendshem: Nqs tani është e drejtë që thellimin e bashkesisë së evropianëve ta vendosim si temë të veçantë në rendin e ditës, çfarë roli mund të luajë kultura në interes të kesaj detyre? Dhe së treti: Përse Evropa? Cfarë është kjo, vetëkuptueshmëri?"
Në diskutime marrin pjesë nder të tjerë presidenti i vjeter gjerman Richard von Weizsäcker, artisti Luc Tuymans, regjizorët Istvan Szabo dhe Wim Wenders, sekretari i përgjithshem i Insitutit Goethe, Andreas Schüler, politikanë përgjegjës për kulturën nga vendi dhe bota, si dhe kryetare parlamentesh, ministra të jashtem dhe ministra për çeshtjet evropiane të shumë vendeve.
Impulse të vazhdueshme dhe një vetedije terëevropiane shpreson të arrijë ministrja e shtetit, Christina Weiss, nga kjo konferencë, sepse Evropa është më shumë se sa një bashkësi financiare dhe një union monetar.
"Ne na nevojitet një transformim i mentalitetit, një mundësi e re e afrimit me idenë evropiane. Dhe ne mbajmë përgjegjesi për atë, që të jemi më shumë se administrues të trashegimisë kulturore evropiane, megjithëse kjo është një detyrë e madhe pikërisht për shtetet kandidate."
Edhe Hortensia Vëlkers, drejtore artistike e fondacionit kulturor të federates, që drejton konferencën, thotë se me kete kembim nuk ka qëllim të politizojë kulturën. Më shumë fjala është për kultivimin e politikës. Duhet punuar që të shfrytezohet me të vertete dobia i kulturës për Evropën.