1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

The Facebook Papers 

1 Nëntor 2021

 Mijëra dokumente të zbuluara theksojnë zhgënjimin e punonjësve me përhapjen e informacioneve të rreme dhe thirrjeve për dhunë përmes faqeve të Facebook-ut. 

https://p.dw.com/p/42QH1
facebook
Fotografi: Thomas Trutschel/photothek/picture alliance

Një konsorcium prej 17 mediash dhe agjencish amerikane të lajmeve ka filluar botimin e një serie historish - të quajtura me emrin e përgjithshëm "The Facebook Papers". Ato bazohen në një mori prej qindra dokumentesh të brendshme të kompanisë, të cilat u përfshinë në zbulimet e bëra nga këshilltarja ligjore për informacionin e Facebook-ut, Frances Haugen.

Problemet e Facebook duket se nuk po marrin fund 

Facebook ka shkaktuar skandale edhe më parë në lidhje me mënyrën e menaxhimit të privatësisë së të dhënave dhe të moderimin të përmbajtjeve të postimeve. Por këto dokumenta tregojnë probleme në shumë aspekte si: dështimi i facebook për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin, mbrojtjen e përdoruesve të rinj në platformë, madje edhe aftësinë për të matur me saktësi numrin e përdoruesve.

E gjithë kjo ngre një pyetje të pakëndshme për kompaninë: A është Facebook në të vërtetë i aftë të menaxhojë potencialin për dëme në botën reale nga platformat e tij, apo gjigandi i mediave sociale është bërë shumë i madh për të mos gabuar? Prandaj anëtarët e një komisioni të ngritur për verifikimin e ankesave dhe të skandaleve kanë bërë thirrje që CEO i Facebook Mark Zuckerberg të dëshmojë para tij. 

Vorratsdatenspeicherung l Facebook CEO Zuckerberg, Washington DC
Mark ZuckerbergFotografi: Jim Watson/AFP/Getty Images