1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

240409 Gendiagnostik Gesetz

24 Prill 2009

Prindërit nuk lejohen të testojnë më nëse fëmija i palindur ajo është djalë apo vajzë. Këtë e thotë ligji ri për diagnistifikimin gjenetik, që miratoi sot parlamenti gjerman. Për këtë ligj u debatua vite me radhë.

https://p.dw.com/p/HdhO
Test ADN-je.
Analiza gjenetike lejohet të kryhen vetëm prej mjekëve, me miratimin e pacientit.Fotografi: AP

Politikanët gjermanë luftuan dhjetë vjet me radhë, për t'i dhënë përgjigje pyetjes, si duhen trajtuar informacionet gjenetike dhe mbërritën në përfundimin: Ato duhet të mbeten përgjithësisht çështje private. Ministrja e shëndetësisë Ulla Schmidt, shpjegoi në parlament ligjin e pranuar me shumicë të madhe: "Me këtë ligj duam të shmangim keqpërdorimin e të dhënave të ndjeshme gjenetike ose diskriminimin e njerëzve, për arsye të veçorive të tyre gjenetike."

Nënë me fëmijë
Prindërit nuk lejohen të testojnë më nëse fëmija i palindur ajo është djalë apo vajzë.Fotografi: bilderbox.com


Analiza gjenetike lejohet të kryhen vetëm prej mjekëve, me miratimin e pacientit. Kur testi bën të mundur parashikime mbi shëndetin e personit të analizuar ose të fëmijës së palindur, parashikohet një këshillim i detyrueshëm. Për teste të fshehta atësie kërcënojnë gjoba me 5 000 euro.


Në të ardhmen punëdhënësit, parimisht nuk kanë të drejtë të kërkojnë analiza gjenetike. Përjashtim përbëjnë profesionet, në të cilat predispozita të caktuara gjenetike mund të kthehen në rreziqe, si për shembull industria kimike. Edhe për shoqërite e sigurimeve testet gjenetike mbeten tabu, theksoi ministrja e shëndetësisë: "Para lidhjes së një kontrate sigurimi, sigurimet nuk mund të kërkojnë bërjen e analizave gjenetike, nuk mund të kërkojnë informacion për analiza të kryera ndërkohë, dhe as nuk kanë të drejtë t'i shfrytëzojnë informacionet përkatëse."

Një punonjës i policisë merr provat e pështymës për të gjetur ADN-në.
Një punonjës i policisë merr provat e pështymës për të gjetur ADN-në.Fotografi: AP

Përjashtim bëjnë sigurimet e jetës, me vlerë mbi 300 000 euro. Mbrojtja në përgjithësi prej keqpërdorimeve të informacioneve gjenetike, e vendosur prej parlamentit, u përshëndet përgjithësisht në Gjermani, kritikë ka vetëm për rregulla të veçanta. Kështu për shembull organizatat e refugjatëve, bëjnë fjalë për përjashtime diskriminuese për tërheqjen e familjeve prej migrantëve.

Autor: Bernd Gräßler / Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama