Terrori në internet si zbavitje gjatë kohës së lirë
26 Qershor 2007Muxhahedinët çeçenë duke luftuar - një video propagande për terrorin e gjetur në internet në dhomën e një terroristi islamik. Në një ndër forumet e shumta të islamistëve në internet, ka një rubrikë me titullin "Audio, videomate dhe rial". Pikërisht aty mund të shikohen edhe videot e udhëheqësit të terroristëve Ayman al-Zavahiri. Ose udhëzime se si mund të ndërtohet një bombë.
"Zhvillimet e viteve të fundit kanë ecur në atë drejtim që myslimanë të rinj janë radikalizuar shumë shpejt. Pra nuk ka më nevojë që të shkojnë deri në Afganistan apo në Madras të Pakistanit, që të trejnohen për Xhihadin. Ata mund ta bëjnë këtë gjë që nga shtëpia, falë internetit."
Thotë izraeliti Reuven Paz, ekspert në fushën e luftimit të terrorizimit. Sigurisht që Al Kaidës i duhen ende atentatorë vetëvrasës dhe nuk mund të kryejë çdo veprim nga internetit, por simpatizantët dhe antarët e këtij grupi mund ta zgjerojë punën e tyre nëpërmjet internetit.
Ndërkohë policia dhe zyrat përkatëse e kanë shumë të vështirë t´i gjejnë terroristët që mblidhen dhe zhvillojnë punën e tyre online. Hartëig Möller i zyrës për mbrojtjen e kushtetutës së landit të Nordrein Vestfalisë, shpjegon:
"Sigurisht që e vëzhgojmë në mënyrë intensive internetin për të parë nëse persona apo gurpe të ndryshme publikojnë apo nxjerrin videos online. Këto janë të gjitha veprime që mund të ndodhin kudo dhe nuk janë ilegale."
Se sa të vështirë e ka një shtet si Gjermania që ta luftojë terrorin në internet, dëshmohet në shembullin e udhëheqësit të islamistëve nga Kölni Metin Kaplan. E njejta gjë vlen dhe për irakianin Ibrahim R., i cili u prezantua si cyberxhihadisti i parë në Gjermani. Që prej asaj kohe ka filluar një proces tepër i ndërlikuar hetimor, në të cilin ende po debatohet se çfarë nënkuptohet me fjalët "terrorizmi në internet". Në fillim duhen sqaruar terminologjitë se çfarë kriteresh duhen përmbushur për t´u vlerësuar si një püjesë e rëndësishme e makinerisë së terrorit. Ibrahim R. ka vënë dhjetëra filma dhe mesazhe të udhëheqësve të terroristëve në internet. "E çfarë pastaj?" pyet avokati i tij Klaus Rüther:
"Edhe po të ishte mbështetës i Xhihadit, sepse mund të mendoje së bota apo SHBA-s i bëjën disa gjëra gabim. Edhe po të ishte kështu, ai ka të drejtë të shprehë mendimin e tij, pa u ndejkur penalisht. Sa kohë që ai nuk mbledh para apo rekruton njerëz, ai nuk bën asnjë veprim ilegal."
Rasti i cyberxhihadistit të parë gjerman ka hapur një diskutim tepër të vështirë në Gjermani, Kur bëhet një person kriminel? Deri në cilën pikë mund të shprhen mendime apo simpati për lëvizje të ndryshme pa u ndjekur penalisht? Ku mbaron liria e mendimit? Mosa vallë kjo liri duhet mbaruar më shpejt tek islamistët që vlerësohen si te rrezikshëm?