1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tensionet në Mesdhe: Merkel përpiqet të ndërmjetësojë

14 Gusht 2020

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë përkeqësuar në nivel historik. Ndërkohë grindja për pasuritë nëntokësore po merr përmasa shqetësuese. Kancelarja Angela Merkel përpiqet të ndërmjetësojë.

https://p.dw.com/p/3gyo5
Griechenland | Türkei | Konflikt um Machtansprüche im östlichen Mittelmeer
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/Greek Defence Ministry/

Në lindje të Mesdheut po shtohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Marina franceze dhe ajo greke të enjten (13.08) ndërmorrën një stërvitje të përbashkët si një sinjal në grindjen për të drejtat ndaj rezervave të gazit dhe të naftës. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nga ana e tij paralajmëroi, se çdo sulmuesi ndaj një anijeje turke eksplorimi do t'i duhet të „paguajë një çmim të lartë".

Një „mik i vërtetë i Greqisë"

Presidenti i Francës Emmanuel Macron pati deklaruar më parë, se do të përforcohet prania ushtarake franceze në lindje të Mesdheut. Franca si dhe BE-ja i kanë kërkuar Turqisë që t'i ndërpresë shpimet për naftë dhe gaz në ujrat e diskutueshme. Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të mërkurën (12.08) zhvilluan një bisedë telefonike. "Emmanuel Macron është një mik i vërtetë i Greqisë dhe një mbrojtës i vendosur i vlerave europiane dhe i së drejtës ndërkombëtare", shkruante Mitsotakis në frëngjisht në twitter pas bisedës. Franca edhe për shkak të zhvillimeve në luftën civile në Libi është ndër kritiket më të ashpra ndaj qeverisë turke. "Ne themi, se një çmim të lartë do të paguani juve, në rast se sulmoni anijen tonë eksploruese 'Oruc Reis'. Sot ju keni marrë përgjigjen e parë", tha Erdogan në një fjalim në Ankara, pa përmendur detaje. Anija "Oruc Reis" ka nisur punimet të hënën (10.08). Ajo shoqërohet nga anijet luftarake turke.

Merkel telefonon

Prej javësh ka rritje të tensioneve mes partnerëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë për shkak të përplasjes së pretendimeve ndaj territorit detar në lindje të Mesdheut, ku mendohet se ka rezerva nafte dhe gazi. Një ndër problemet është, se Turqia dhe Libia kanë rënë dakord për ndarjen e zonave të tyre ekonomike në Mesdhe – gjë kjo që bie në kundërshtim me një marrëveshje të ngjashme mes Greqisë dhe Egjiptit. Kancelarja gjermane Angela Merkel është përpjekur të ndërmjetësojë në konflikt. Një zëdhënës qeveritar konfirmoi i pyetur lidhur me këtë çështje, se Merkel të enjten ka telefonuar si me Erdoganin ashtu edhe me Mitsotakisin. Tema ka qenë gjendja në lindje të Mesdheut, thuhet më tej pa u përmendur detaje.

ml/kle (rtr, dpa)