1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tekste të përbashkëta shkolle në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Arben Muka29 Maj 2006

Ekspertët e edukimit nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova janë duke punuar për njehsimin e teksteve dhe programeve shkollore në sistemin parauniversitar të edukimit Shqipëria Maqedonia dhe Njehsim i teksteve dhe programeve mësimore në sistemin parauniversitar Shqipëria Maqedonia dhe

https://p.dw.com/p/ArfX
Kapaku i librit "Language and identity in the Balkans" me autor Robert D. Greensberg
Kapaku i librit "Language and identity in the Balkans" me autor Robert D. GreensbergFotografi: DW

Kosova janë duke punuar për të njehësuar tekstet dhe programet mësimore në sistemin parauniversitar të edukimit. Një ekip i përbashkët i ekspertëve të fushës janë duke u konsultuar mbi mënyrën e aplikimit të teksteve të përbashkëta, duke nisur fillimisht nga lëndët e shkencave ekzakte dhe më pas duke e shtrirë këtë proces në lëndët shoqërore, të historisë dhe filozofisë.

"Kjo iniciativë është plotësisht e realizueshme, thotë ministri i arsimit të Shqipërisë, Genc Pollo, pasi në të tre vendet ekziston i njëjti kuadër kurikular".

Sipas ministrit Pollo ideja është që "nëse një tekst i matematikës së klasës së gjashtë botohet në Tiranë ai mund të jetë i përdorshëm edhe në Tetovë e në Podujëve. Ndërkohe që një tekst tjetër shqip nga Shkupi për lëndën e bilogjisë së klasës së tetë mund të përdoret në Kosovë, por dhe në Shkodër dhe Durrës".

Për të garantuar zbatimin sa më cilësor dhe profesional të këtij programi bashkëpunimi mes ministrive të arsimit të Shqipërisë, të Maqëdonisë dhe Kosovës janë zhvilluar kontakte të vazhdueshme duke shqyrtuar propozimet dhe idetë e grupit të ekspertëve.

Sa i takon palës maqedonase, duket se nuk ekziston asnjë problem pengues. Këtë e ka konfirmuar ditët e fundit gjatë një qëndrimi në Tiranë ministri i arsimit të Maqedonisë, Azis Pollozhani, i cili shikon brenda një kohe të shkurtër rezultate konkrete.

"Me ligjet ekzistuese që janë miratuar në Maqedoni ne e kemi plotësisht të lejuar dhe të mundshme që të punojmë me një abetare të përbashkët. Pra, fillohet nga ajo që është më elementarja dhe lehtësisht e zbatueshme. Mandej të nisë njehësimi dhe në lëndë të tjera. E për këtë mendoj se nuk ka asnjë problem"- ka deklaruar në Tiranë ministri maqedonas i arsimit, Azis Pollozhani.

Ministria e arsimit e Shqipërise është në kontakte dhe me përfaqësues të administratës ndërkombëtare dhe të ministrisë homologe në Kosovë, për të konkretizuar aplikimin e teksteve të njehësuara për lëndët në sistemin parauniversitar, por për ta bërë këtë edhe për programet mësimore që zbatohen në këtë nivel te edukimit.