1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Teknologjia e informacionit e sfidon papunësinë

Alexa Meyer 26 Mars 2013

Edhe pse shumë specialistë IT janë larguar për t'iu përgjigjur ofertave jashtë vendit, ka mjaft të tjerët që gjejnë ende punë në Spanjë.

https://p.dw.com/p/183sP
Fotografi: DW/N. Fischer/Stiftung Haus der Geschichte

Firma gjermane e specializuar për softuerë financiarë GFT Technologies ka disa filiale në Spanjë dhe fokusohet tek punonjësit vendas. Katalonia është për drejtorin ekzekutiv të GFT Technologies Silicon Valley i Evropës. Ndër të tjera për shkak të 13 universiteteve në Barcelonë dhe kostove relativisht të ulta të punës në krahasim me Gjermaninë.

GFT Technologies vjen nga Shtutgarti dhe ka katër filiale në Spanjë dhe ka zhvilluar së fundi një softuer për transferime bankare përmes telefonisë mobile. Së shpejti ky do të hidhet në treg dhe për këtë risi kjo firmë ka nevojë për më shumë specialistë. Gjatë vitit të kaluar në Spanjë janë punësuar 100 të tillë. Një nga ata është Karen Satiro, webdesignere. Ajo tani punon prej shtatë muajsh për GFT Technologies në Barcelonë.

IESE Business School, Barcelona campus
IESE Business School, Barcelona kampusiFotografi: IESE
Porträt Ulrich Dietz
Ulrich Dietz, shef i GFT TechnologiesFotografi: GFT

"Unë do të thosha se nuk është më aq e lehtë sa dikur që të gjesh punë, por jo e pamundur, besoj." - thotë Karen Satiro.

Carlos Eres, drejtor ekzekutiv për Spanjën thotë: "Avantazhet janë, së pari, kostot më të ulëta - Në Spanjë është rreth 20 deri në 30 për qind më lirë se në vendet evropiano-veriore. Në të njëjtën kohë ne jemi në gjendje të ofrojmë të njëjtat produkte dhe me të njëjtën cilësi si nga Spanja dhe nga Gjermania. Prandaj, ne jemi shumë konkurrues në treg. "

Barcelona ka bërë shumë për shkollimin e të rinjve në fushën e  teknologjisë së informacionit. Universitetet dhe Institutet teknologjike nxjerrin studentë të përgatitur shumë të mirë. Po ashtu këto universitete dhe institute u ndihmojnë kompanive për të hapur biznese të reja. Një nga shumë universitetet e Barcelonës është Shkolla e Menaxhimit IESE (Business School, Barcelona). Këtu studentët mësojnë se si të kombinojnë njohuritë e  teknologjisë së informacionit me ato të biznesit.

Megjithatë që kryeqyteti katalan, Barcelona, të shndërrohet vërtetë në një lloj Silicon Valley atij i  mungon diçka. "Ajo që mungon këtu është kapitali fillestar për të ndërtuar një kompani. Dhe që Barcelona të kthehet me të vërtetë në një Silicon Valley ne duhet të krikojmë si brenda dhe jashtë vendit një kulturë për kapital risku." - thotë Josep Valor, profesor pranë IESE. Një gjë e tillë do t'u vinte në ndihmë studentëve që të krijojnë start-ups-e të sukseshme.