1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tё mёsosh gjermanisht e pastaj tё shkosh nё shkollё?

7 Gusht 2019

A duhet qё fёmijёt, qё shkojnё nё shkollё fillore tё flasin mirё gjermanisht? Kёtё e ka kёrkuar njё politikan i CDU-sё, qё ka korrur kritika. Por a nuk mund tё diskutohet pёr njё kёrkesё tё tillё?

https://p.dw.com/p/3NTHR
Deutschland junge Flüchtlinge - Integration
Fotografi: picture-alliance/ZB/P. Pleul

Nё Gjermani pushimeve tё verёs po u vjen fundi. Nё Berlin dhe nё Brandenburg ka nisur sёrish viti shkollor, landet e tjera tё federatёs pasojnё dhe deri nё fillim tё shtatorit ka nisur shkolla nё mbarё vendin. Nё mbarё federatёn sivjet fillojnё klasёn e parё nё shkollё 700.000 nxёnёs.

Kёta janё fёmijё qё normalisht kanё detyrimin shkollor nga mosha gjashtё vjeҁ. Lexim, shkrim dhe arithmetikё duhet tё mёsojnё ata nё shkollёn fillore. Po gjithashtu edhe lёndё tё tjera si bazat e gjeografisё, tё historisё e shkencave tё natyrёs si dhe muzikё, art e sport janё tё pёrfshira nё programet mёsimore.

Nё shkollat shtetёrore mёsimi zhvillohet nё gjermanisht. Por pёr fёmijёt, qё nuk kanё qenё nё kopёsht gjerman ose qё nё familjet e tyre nuk flitet gjermanisht, mёsimi nё kёtё gjuhё ёshtё njё sfidё. Edhe pёr mёsuesit e tyre kjo ёshtё e vёshtirё. Kryesisht nёse nё njё klasё shumё fёmijё nuk e zotёrojnё gjuhёn, nё tё cilёn zhvillohet ora e mёsimit. Kjo ndodh shpesh nё pёrgjithёsi nё qytetet e mёdha. Nё vitet  2013 dhe 2018 kuota e nxёnёsve tё huaj nё shkollat fillore gjermane ёshtё rritur nga 6,6 nё 11,6 pёrqind.

Gjermanishtja si gjuhё e huaj

Sipas njё raporti shёndetёsor sivjet nё qytetin e Duisburgt nё Renaninё Veriore-Vestfali nga njёqind nxёnёs tё klasёs sё parё vetёm tetё prej tyre e flasin pa gabime gjermanishten. Nga tё gjithё fёmijёt e regjistruar nё shkollё nё Duisburg vitin e kaluar vetёm rreth 16 pёrqind e tyre nuk flisnin gjermanisht.

Sipas mendimit tё deputetit kristiandemokrat (CDU) nё Bundestag Carsten Linnemann kёta fёmijё nuk duhet tё ndjekin shkollё tё rregullt. "Njё fёmijё qё nuk flet dhe nuk kupton gjermanisht, nuk ka pёrse tё shkojё nё shkollё fillore", i tha nёnkryetari i grupit parlamentar tё CDUsё gazetёs Rheinische Post. Nё raste tё tilla kёta fёmijё duhet tё kenё tё detyrueshёm njё shkoillim paraprak, e nёse nuk e bёjnё kёtё duhet tё mos regjistrohen nё shkollat e rregullta.

Kjo deklaratё e Linnemann hasi nё kritika, madje edhe nga radhёt e partisё sё tij. Ministrja e Arsimit nё landin e Schleswig - Holsteinit Karin Prien (CDU) e quajti kёtё "njё absurditet populist" dhe kёrkesёn e Linnemann-it e konsideori si njё "rrugё krejtёsisht tё gabuar". Detyrimi shkollor nuk ka aspak nevojё tё ndryshojё, theksoi e ngarkuara pёr integrmin e qeverisё federale Annette Widmann-Mauz (CDU). Por janё tё nevojshme provime tё detyrueshme tё gjuhёs dhe programe tё gjuhёs mundёsisht nё moshё sa mё tё re.

Pikёrisht kёtё kam kёrkuar, u mbrojt mё pas Linnemann. Sipas tij ёshtё  e rёndёsishme, qё tё ketё konseguenca, nё rast se fёmijёt nuk e kalojnё provimin e gjuhёs paraprakisht. Nёse ata megjithatё dёrgohen nё shkollё pa njohuri tё gjuhёs, prej kёsaj humbasin si vet ata fёmijё, ashtu edhe fёmijёt qё vijnё nga familje gjermane, shpjegoi Linnemann nё bisedё me Agjencinё Gjermane tё Shtypit, dpa.

Edhe vet fёmijёt gjermanё kanё vёshtirёsi

Nё Sindikatёn e Mёsuesve Edukimi dhe Shkenca (GEW) e shohin situatёn mё tё diferencuar. Kjo ka tё bёjё me mungesёn e njerёzve tё kualifkuar, qё mёsuesit nuk janё nё gjendje t'i bёjnё ballё problemit tё gjuhёs nё shkollё. Pёr mё tepёr qё edhe fёmijёt gjermanё "gjithnjё e mё shumё po shfaqin probleme me gjuhёn", thotё Ilka Hoffmann, eksperte e arsimit nё Sindikatёn Edukimi dhe Sheknca. Ky nuk ёshtё vetёm problemi i fёmijёve me prejardhje migracioni. Hoffmann kёrkon qё mёsuesit tё kenё mё shumё kohё pёr formimin gjuhёsor. Klasat duhet tё pёrbёhen nga grupe mё tё vogla nxёnёsish. dhe duhet tё pёrmirёsohen kushtet e mёsimit.

Provim gjuhe pёr katёr vjeҁarё

Berlini dhe Hamburgu ndёrkohё kanё gjetur njё zgjidhje: Nё tё dy kёto lande aplikohen provimet e gjuhёs pёr katёr vjeҁarёt, tё cilёt nuk kanё njohuri tё mjaftueshme tё gjuhёs. Pёrpara se ata tё marrin pjesё nё mёsim duhet tё kenё ndjekur njё  kurs parashkollor p.sh. nё Berlin deri nё 18 muaj, pesё ditё nё javё me nga pesё orё mёsim gjermanishteje nё ditё.

Por nё provimin e njohurive tё gjuhёs mund tё marrin pjesё vetёm ata fёmijё, qё kanё qenё nё kopёsht fёmijёsh. Por kopёshti nuk ёshtё detyrim dhe nё mbarё Gjermaninё mё shumё se 100.000 fёmijё tё moshёs tre deri nё gjashtё vjeҁ nuk shkojnё nё kopёsht, por qendrojnё nё shtёpi. Socialdemokratёt qё qeverisin nё Berlin synojnё ta bёjё edhe kopёshtin tё detyrueshёm.