1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tërmet në Zelandën e Re

30 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BlK7

Një tërmet i rëndë goditi brigjet në Zelandën e Re. Epiqendra e lëkundjeve të forcës 7,4 ballë ndodhej në afërsi të ishujve Aukland, njoftojnë autoritetet. Nuk ka njoftime për dëme. Me parë një tërmet i shkallës 7,1 tronditi ishullin e Paqësorit Guam. Epiqendra e tërmetit, sipas të dhënave të institutit japonez të sizmiologjisë ndodhej në Jug të ishujve Marianen. As këtu nuk ka të dhëna për viktima apo dëme. Për disa zona të arqipelagut instituti paralajmëroi rrezikun e cunamit.