1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ägypten Gwalt

10 Tetor 2011

Në një demonstratë të të krishterëve koptë në Kajro të dielën në mbrëmje humbën jetën 24 vetë. Në përleshjet mes të krishterëve, myslimanëve dhe forcave të sigurisëu pati edhe 200 të plagosur

https://p.dw.com/p/12ozg
Protesta në Kairo
Protesta në KairoFotografi: dapd

Ishin rreth disa qindra të krishterë koptë, që marshuan të dielën në mbrëmje nga lagjja Shubra drejt ndërtesës së televizionit shtetëror. Aty ata kishin planifikuar të demonstronin kundër sulmeve të fundit ndaj kishave të tyre në Egjipt. Nga ushtria ata kërkojnë shkarkimin e guvernatorit të provincës Asuan. Në këtë provincë para një jave e gjysmë u shkatërrua një kishë e re në ndërtim e sipër nga myslimanët radikalë, të cilët pretendojnë se nuk ka pasur asnjë leje për ndërtimin e kishës. Koptët duan që të ndëshkohen fajtorët. Në kor ata kërkonin shkarkimin e mareshalit Tantaui. Ai ka në dorë drejtimin e Këshillit Ushtarak dhe ka aktualisht pushtetin në Egjipt. Jo shumë kohë pas marshimit situata përshkallëzohet.

Përleshje në rrugë

Nga media ato vlerësohen si më të dhunshmet që nga dorëheqja e Mubarakut. Nuk dihet ende shkaku i përndezjes së situatës. Ushtarët, që ruanin ndërtesën e televizionit shtetëror, kanë thënë se janë qëlluar me gurë nga demonstruesit. Ushtria si pasojë, është përpjekur të shpërndajë protestën, duke përdorur dhunën. Nëse kjo qëndron, nuk mund të verifikohet. Fakt është që, që nga fillimi i demonstratës, njerëz të veshur civilë kanë rrahur me hunj të krishterët. Ata qëllojnë me gurë, lëndë plasëse dhe i përzënë demonstruesit në rrugët anësore. Së paku shtatë makina, ndër to edhe një autobuz janë djegur. Ushtria qëlloi gati një orë rresht në ajër.

Ushtria vendosi ndalimqarkulllimin

Koptët protestojnë në Kairo
Koptët protestojnë në KairoFotografi: dapd

Ushtarët fillojnë të ndjekin demonstruesit dhe i godasin ata me një brutalitet të madh. Një makinë e blinduar ushtarake futet në masën e njerëzve. 24 vetë humbasin jetën. Ndër viktimat duket se ka edhe ushtarë. Televizioni shtetëror njoftoi se njëri nga ushtarët është qëlluar nga demonstruesit. Deri në mesnatë vazhdojnë përleshjet në rrugë e në lagjet përreth, ndër të tjera edhe para Muzeut Egjiptian. Ushtria vendosi pas kësaj ndalimqarkulllimin.

Në programin televiziv Al Xhazira, predikuesi i njohur mysliman El Karadaui apeloi ndaj bashkëkombasve të tij. Nuk ka asnjë justifikim për vrasjet e dyanshme. Të krishterë, apo myslimanë janë të gjithë bij të të këtij vendi, tha ai. Ndërkohë televizioni shtetëror ka bërë propogandë kundër të krishterëve. Të vrasësh ushtarët, është e dënueshme, tha politologu Hassan Abu Saba në televizionin Nael. Të krishterët ishin të përgatitur për dhunë, ata duhet të ndëshkohen rëndë. Ka ardhur koha, tha Abu Saba, të përdoren ligjet e gjendjes së jashtëzakonshme edhe kundër tyre.

Autor: Jürgen Stryjak/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica