1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të paktën 14 të vdekur në Irak

9 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bo8q

Si pasojë e dy shpërthimeve në Irak janë vrarë sot të paktën 14 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë. Sulmet vetëvrasëse kanë ndodhur në Baixhi, në veri të Bagdadit. Sulmet ishin drejtuar kundër shefit të policisë, i cili është plagosur dhe një politikani lokal, i cili ka shpëtuar pa lëndime trupore. Të dy ata janë të angazhuar në luftën kundër terroristëve të Al Kaidës. Ndërsa në Mosul është vrarë zëvendës shefi i policisë i provincës Ninive.