1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sërish protesta të „jelekëve të verdhë“ në Francë

15 Dhjetor 2018

Gjendja në Francë shkallëzohet. Mijëra „jelekë të verdhë“ protestojnë kundër qeverisë. Policia reagon me prezencë të përforcuar dhe ndalime personash.

https://p.dw.com/p/3AB74
Frankreich Gelbwesten-Proteste in Paris
Fotografi: Getty Images/AFP/Z. Abdelkafi

Në bulevardin e njohur të Parisit, Champs-Élysées dhe në pjesë të tjera të Francës lëvizja e „jelekëve të verdhë" ka bërë thirrje për protesta të tjera. Në Paris u mblodhën 8000 policë dhe 14 automjete të blinduara për t'u përgatitur për të gjitha situatat. Sipas autoriteteve, 30 persona janë ndaluar.

Frankreich Gelbwesten-Proteste in Paris
Fotografi: Reuters/C. Hartmann

Në të gjithë Francën janë mobilizuar 69.000 vetë. Kjo është e shtuna e pestë që protestohet kundër politikë së presidentit, Emmanuel Macron. Në katër të shtunat e kaluara janë zhvilluar përleshje me policinë, është përdorur gazi lotsjellës, dhe janë djegur automjete e janë vënë barrikada nga protestuesit.

 

la/(afp,dpa)