1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulmet në Pakistan me pasojë 37 të vdekur

19 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BJvG

Si pasojë e dy sulmeve kamikaz në Pakistan kanë gjetur vdekjen së paku 37 vetë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur. Njëri sulm drejtohej kundër një autokolone të policisë, që shoqëronte për në aeroportin Karaçi eskortën e punëtorëve kinezë. Sipas të dhënave të autoriteteve u vranë së paku 29 vetë. Nga pala kineze nuk është dëmtuar askush. Ndërsa gjatë një atentati kamikaz ndaj një shkolle të policisë në qytetin Hangu ka pasur tetë të vdekur.