1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulmet në Irak shkaktojnë të paktën 200 të vrarë

15 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BUds

Si pasojë e disa sulmeve kamikaze, janë vrarë të paktën 200 vetë , ithtarë të një minoriteti fetar duke shënuar një prej sulmeve më vdekjeprurëse në katër vjet në Irak. Sipas njoftimeve të fundit, rreth 300 persona kanë mbetur të plagosur. Njoftimet flasin për katër atentatorë vetvrasës, të cilët në të njëtën kohë kanë hedhur veten në erë pranë një cisterne. Ngjarja ka ndodhur në perëndim të Mosulit. Sulmet goditën dy qytete në irakun verior, Al Kahtaniya-n dhe Al Adnaniya-n, pranë kufirit me Sirinë. Fshatrat janë strehë për sektin e lashtë minoritar të njohur si Yazidi (Jesiden). Ky sekt është sulmuar edhe më parë, por kurrë si në këtë shkallë. Zëvendëspresidenti irakian, Tarek el Haschemi do të takohet sot me udhëheqësit e kurdëve për t'u konsuluar lidhur me një takim të gjerë të të gjithë përfaqësuesve politikë e fetarë të Irakut.