1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulme të reja izraelite në Gazë - humbin jetën shtatë palestinezë

1 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/B875

Tel Aviv: Si pasojë e tre sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite ndaj objektivave në Rripin e Gazës të shtunën mbrëma u vranë shtatë palestinezë. Ushtria izraelite sqaroi se të gjithë të vrarët janë pjestarë të grupit militant palestinez Xhihadi Islamik. Nga pala palestineze thuhet ndërkaq se tre prej të vrarëve ishin civilë.