1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulme të njëpasnjëshme shkaktojnë dhjetëra të vdekur në Pakistan

16 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BGKW

Së paku 40 pakistanezë u vranë gjatë ditës së djeshme si pasojë e një serie sulmesh vetvrasëse. 12 ushtarë pakistanezë dhe pesë civilë u vranë si pasojë e dy sulmeve vetvrasëse në kufirin veriperëndimor të Pakistanit. 40 ushtarë kanë mbetur të plagosur. Nga një shpërthim tjetër, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një qendër rekrutimi policësh në Dera Ismail Khan u vranë 26 veta. Sulmet ndaj forcave të sigurisë janë shtuar në Pakistan pas bastisjes dhe vrasjes së militantëve në Xhaminë e Kuqe në Islamabad.