1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm në Turqi

30 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BlKA

Si pasojë e një sulmi të rebelëve kurdë ndaj një mikrobuzi në Juglindje të Turqisë kanë gjetur vdekjen 12 vetë, ndër ta shtatë të ahstuquajtur mbrojtës të fshatit. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje në afërsi të kufirit me Irakun, njoftojnë mediet turke. Mbrojtësit e fshatit janë persona të mbrojtjes qytetare, që qeveria turke i ka angazhuar në luftën kundër partisë punëtore kurde (PKK), e cila vepron në ilegalitet. Qysh prej fillimit të luftës së armatosur të PKK-së për një shtet të pavarur të Kurdistanit në Lindje dhe në Juglindje të Turqisë në vitin 1984 kanë gjetur vdekjen mbi 37.000 njerëz.