1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm kamikaz në Kabul - vritet të paktën një ushtar francez

21 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/Bi8w
Si pasojë e një sulmi kamikaz ndaj Trupës paqëruajtëse ISAF në Afganistan, sipas të dhënave policore humbi jetën të paktën një ushtar francez. Disa civilë të tjerë janë plagosur, njoftoi kryehetuesi i policisë afgane në kryeqytetin Kabul, Alishah Paktiaval. Nga ana tjetër si pasojë e luftimeve mes trupave aleate dhe rebelëve talebanë, sipas të dhënave ushtarake u vranë më tepër se 50 kryengritës. Luftime të ashpëra janë zhvilluar kryesisht në krahinën jugore, Urusgan dhe në krahinën veriperëndimore Badghis. Në Urusghan u vra edhe një ushtar hollandez. Trupa Ndërkombëtare Paqëruajtëse ISAF pranoin se gjatë një sulmi ajror të kryer të mërkurën në krahinën Helmand jetën kanë humbur disa persona civilë.