1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Guardiola traineri i ri i Bajernit të Mynihut

Andreas Sten-Ziemons / Angelina Verbica17 Janar 2013

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm spanjolli Pep Guardiola do të jetë trajneri i Bajern in Mynihut në vend të Jupp Heynckes. Ai ka nönshkruar një kontratë deri në vitin 2016.

https://p.dw.com/p/17Lag
Former Barcelona soccer coach Pep Guardiola speaks at Mexico Siglo XXI, an event organized by the Telmex Foundation in Mexico City, Friday, Sept. 21, 2012. (Foto:Alexandre Meneghini/AP/dapd)
Pep Guardiola zukünftiger Trainer FC Bayern München Fußball DeutschlandFotografi: dapd

Bajerni i Mynihut ka arritur një nga sukseset më të mëdha në historinë e klubit. Kampioni gjerman mundi që të angazhojë spanjollin Pep Guardiola si trainer të ri të ekipit. Guardiola do të zëvendësojë Jupp Heynckes, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Guardiola ka marrë nga Bajerni një kontratë deri në vitin 2016. Heynckes, i cili që nga korriku 2011 është traineri i Bayernit, e kishte njoftuar klubin se nuk do ta zgjasë kontratën e tij, e cila i përfundon këtë verë.

Guardiola, i cili ka mbajtur 47 herë të veshur trikonë e ekipit kombëtar spanjoll dhe si lojtar i klubit sportiv të Barcelonës ka fituar disa tituj, ka qenë deri në verën e vitit 2012 trainer i katalanasve. Me klubin e tij ai fitoi 14 trofe në vetëm katër vjet, ndër ta dy herë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e botës. 2009 dhe 2011, ai u shpall trainer botëror. Pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar në vitin 2006, në vitin 2007 ai nisi punën si trainer futbolli në ekipin e dytë të Barcelonës. Nën drejtimin e tij, lojtarë të tillë si Lionel Messi, Xavi dhe Andres Iniesta u zhvilluan dhe duke u bërë lojtarë me famë botërore.

GettyImages 52927165 VIENNA, AUSTRIA - SEPTEMBER 04: EM QUALIFIAKTION 1999, Wien; AUT - ESP 1:3; Josep GUARDIOLA/ESP (Photo by Peter Schatz/Bongarts/Getty Images)
Josep Guardiola, fotografi e vitit 1999 me ekipin spanjollFotografi: Bongarts/Getty Images

Kundër të mëdhenjve

"Ju lumtë, që keni marrë Guardiolën", ishte vlerësimi i presidentit të nderit të Bajernit të Mynihut, Franz Beckenbauer. "Ky angazhim tregon rëndësinë e FC Bayern, i cili barazohet me Real Madrid, apo Manchester United. Guardiola ka qenë sigurisht i mbytur me oferta". Në fakt Guardiola, i cili aktualisht ka marrë një vit pushimi nga profesioni i trainerit dhe jeton në Nju Jork, ka pasur shumë oferta edhe nga klubet angleze Manchester United, Manchester City dhe Chelsea.

Former German soccer star Franz Beckenbauer talks to reporters after his election at the UEFA congress in Duesseldorf, western Germany, on Friday, Jan. 26, 2007, as new member of the FIFA executiv committee. (AP Photo/Hermann J. Knippertz)
Der Kaiser in der FIFAFotografi: AP

Edhe konkurrenca e përgëzoi Bajernin për angazhimin e tij të ri: "Një gjë e mrekullueshme. Bravo bavarezëve që kanë mundur ta angazhojnë atë. Duhet pranuar pa zili", tha drejtori menaxhues i kampionit gjerman Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke. Eshtë gjë e mirë për të gjithë Ligën, sepse gjithë bota sheh se është e mundur, që Gjermania të marrë një trainer i tillë."