International studieren
10 Gusht 2010Veçanërisht në kurset për gradën master me drejtim ndërkombëtar, njohuritë e gjermanishtes nuk janë patjetër domosdoshmëri. Gjermanisht mund të mësosh gjatë studimit.Oferta shtrihet që nga "Accounting and Controlling" në Universitetin e Maincit deri te "World Heritage Studies" në Universitetin Teknik të Cottbusit.
Në shumë prej kurseve të ofruara në këto module, bashkëpunimet në plan ndërkombëtar janë pjesë e programit. Një qëndrim në botën e jashtme shpesh është pjesë përbërëse e studimit, thuajse të gjitha kurset kanë një sistem pikësh për rezultatet dhe provime që shoqërojnë studimet. Në këtë mënyrë, gradat e masterit mund të krahasohen më lehtë në plan ndërkombëtar dhe ndryshimi midis shkollave kombëtare dhe ndërkombëtare bëhet më i lehtë dhe më atraktiv gjatë studimit.
Lidhja me tregun e punës
Në kurset e Bachelorit dhe të Masterit krijohet veç kësaj edhe një lidhje me tregun e punës. Në shumë kurse që ofrohen, punëdhënësit potencialë janë të lidhur në mënyrë aktive në programin mësimor. Veç kësaj, studentet dhe studentët përmes praktikave dhe me detyra provimesh mund të vendosin kontakte për sipërmarrjet.
Veç kësaj, shumë shkolla të larta ofrojnë edhe kurse studimi evropiane. Këtu studentët përfundojnë të paktën dy semestra në një shkollë të lartë partnere në botën e jashtme. Në këtë kuadër mund të marrësh një gradë në dy universitete njëkohësisht.
Si student me shkëmbim në Gjermani
Natyrisht që të huajt mund të studiojnë në Gjermani edhe për një ose vetëm dy semestra. Për këtë ekzistojnë partneritetet midis shkollave gjermane dhe shkollave të huaja të larta. Marrëveshjet e bashkëpunimit përcaktojnë njohjen reciproke te përfundimeve të studimeve dhe ndodh edhe një shkëbim i dendur studentësh, shkencëtarësh dhe mësimdhënësish. Mbështeten me bursa dhe programe këmbimi edhe qendrimet e studimit në Gjermani, si për shembull programi i arsimit të BE, ERASMUS, që administrohet nga DAAD.
Autor: Claudia Unseld/ Auron Dodi
Redaktoi: Aida Cama