1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Studentin Leipzig

7 Qershor 2010

Julia Glade studion në Lajpcig shkencat e mediave dhe komunikacionit. Shokët e e duan dhe e vlerësojnë për gatishmërinë për të ndihmuar të tjerët. Këtë e tregon duke ndihmuar studentët e rinj.

https://p.dw.com/p/M55Z

Është ora 9 e mëngjesit, kur studentja Julia Glade lidh biçikletën para Institutit të Mediave dhe shkencave të Komunikacionit të Universitetit të Lajpcigut. Ajo studion që prej vitit 2006 këtu. 22 vjeçarja nga Bitterfeld-Wolfen bën pjesë në brezin e parë të studentëve, që ndjekin në këtë institut kurset për bachelor. Në institut ajo e ndeu veten mirë, kur u ndihmua nga studentët e klasave më të larta. Këtë përvojë të mirë ajo e vazhdon duke ndihmuar tani studentët e sapoardhur. Së bashku me studentët e tjerë të Këshillit të Specialistëve, ajo kujdeset për çështjet e hapura dhe problemet, që kanë studentët. Ajo është anëtare e zgjedhur e Këshillit të Specialistëve që prej dy vjetësh.

Angazhim për studentët e tjerë

Gesichter Deutschlands Porträt JuGl
Fotografi: DW

Ajo duket pak e menduar, kur hyn në zyrën e Këshillit të Specialistëve. Zyra duket pak e çrregullt, por ajo mendon se në këtë mënyrë duket që këtu punohet. Në tabelën e njoftimeve është ngjitur një kartë, ku është shkruar "të mendosh nuk të dëmton". Krah saj ndodhet fotografia e një çifti. Edhe Julia Glade mendon për krijimin e familjes, por jo tani më vonë. Ajo ka një partner që prej tre vjetësh. Ai punon si administrator sistemesh në shitjen e makinave. Ndër dëshirat e Julia Glades bën pjesë edhe dëshira për të patur më shumë kohë për pushime dhe për shokun e saj".

Megjithatë Julia nuk jeton me shokun e saj. Ajo jeton në një banesë të vogël në një konvikt studentësh se bashku me një shok të kohës së hershme, që kur ka qenë në Bitterfeld. Në periudhën e RDGJ, Bitterfeld ka qenë zonë e rëndësishme e industrisë kimike të Gjermanisë lindore, por pa mbrojtjen e duhur të ambientit. Në atë kohë Bitterfeldi ka qenë një nga qytetet më të dëmtuara në Evropë. Julia Glade-s nuk i kujtohet shumë ajo kohë. Kur u rrëzua Muri në vitin 1989, ajo ka qenë dy vjeç. Ajo e njeh këtë kohë vetëm nga tregimet e prindërve.

Gesichter Deutschlands Porträt JuGl
Fotografi: DW

Për studime në fushën e letërsisë në Bibliothekën Kombëtare

Në afërsi të konviktit të studentëve ndodhet Biblioteka Kombëtare. Julia Glade shkon atje rregullisht dhe punon duke kërkuar midis stendave të librave. Ajo ka qenë shumë herët e interesuar për mediat.

Në moshë të re ajo ka shkruar për gazetën e shkollës dhe për gazeta rajonale. Në studimin e shkencave të komunikacionit ajo është përqëndruar tani në pedagogjinë e mediave.

Drekën e ha në mensë. Gjella e saj e preferuar, gjethe lakre të mbushura me mish, nuk ndodhet sot në meny. Por edhe sikur të ishte, të gatuara nga duart e mamasë ato shijojnë më shumë. Prandaj shpesh, kur viziton prindërit në fundjavë, sjell me vete në Lajpcig ushqime nga të mamasë.

Gesichter Deutschlands Porträt JuGl
Fotografi: DW

Julia Glade nuk mund t`ia kushtojë të gjithë kohën, që ka në dispozicion, studimeve. Për të ndihmuar pak kuletën, ajo bën punë të ndryshme si për shembull në postë. Në kohën e lirë dëgjon muzikë, kryesisht muzikë pop nga Herbert Gröِnemeyer, Clueso, Sportfreunde Stiller, ose Silbermond. Por ajo është e gatshme edhe për gjëra të reja, si për shembull sot në mbrëmje shkon për herë të parë në Opera për të parë pjesën e Luigi Nono ”E ngarkuar me diellin e madh të dashurisë“. Një pjesë me skenar të vështirë, që Nono ka shkruar për viktimat e shpresave dhe zhgënjimeve të revolucioneve të dështuara, dhe që tregon historinë e dështimin nga perspektiva e një gruaje.

Feedback: Si e vlerësoni angazhimin e Julia Glades për studentët e tjërë?

Autor: Farhad Salmanian/Aida Cama

Redaktion: Matthias von Hein/Angjelina Verbica