1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier viziton vendet balltike

12 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BFBH


Talin: Ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier ka vazhduar sot bisedimet politike në Estoni. Gjatë një bisede me kryeministrin Andrus Ansip, politikani socialdemokrat tha se Gjermania do të përballojë të gjitha kostot e dëmeve ekologjike që do t`i shkaktojë Republikës baltike ndërtimi i gazsjellësit të Detin Balltik. Qeveria e Estonisë, nga ana e saj falenderoi Stenmeierin për mbështetje në konfliktin me Rusinë për zhvendosjen nga qendra e kryeqytetit Talin në një varrezë ushtarake të përmendores të luftëtarëve sovjetikë. Steinmeier pritet në vijim të vizitojë Letoninë, kurse stacioni i fundit do të jetë Lituania.