1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier përshëndet emërimin e Ischinger-it

30 Korrik 2007

''Një nga njohësit më të mirë të rajonit.'

https://p.dw.com/p/BNQg
Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger. Bashkimi Evropian e emëroi atë dje përfaqësues të bllokut të 27 shteteve në negociatat mbi të ardhmen e Kosovës.Fotografi: AP
Me rastin e emërimit të ambasadorit Wolfgang Ischinger si përfaqësues të Bashkimit Evropian në treshen e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për procesin e bisedimeve midis shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier deklaroi në Berlin, se e gëzonte fakti që Javier Solana emëroi një gjerman si përfaqësues të BE-së në treshen për bisedimet për Kosovën. Ne propozuam ambasadorin Wolfgang Ischinger, sepse ai është një nga njohësit më të mirë të rajonit, tha Steinmeier. Tani është me rëndësi që të gjitha palët të shfrytëzojnë mundësinë që ofron ky proces bisedimesh, për të mbërritur mundësisht në një rezultat mirëkuptimi, u shpreh ai.