1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier përfundon vizitën në Afrikë

3 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BPPO

Në përfundim të vizitës së tij triditore në Afrikë ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier viziton sot akademinë rajonale për operacionet e paqes në Gana. Në qendrën e trajnimit "Kofi Anan" bëhen përgatitjet për operacionet paqësore. Gjermania e ka mbështetur këtë insitucion që prej themelimit në vitin 2002 me rreth 6 milionë euro. Të enjten Steinmeier u takua me kryetarin e shtetit të Ganës dhe njëkohësisht president i rradhës i Unionit Afrikan John A. Kufuor dhe me homologun e tij Akwasi Osei Adjei. Të dy ministrat shprehen optimizmin e tyre për dërgimin e shpejtë të trupës së paqes në Darfur të Sudanit. Stenmeier theksoi, se është i një mendimi si Adjei, se zgjidhja ushtarake e vetme është e vështirë. Të nevojshme janë edhe përpjekjet paralele për një marrëveshje të re te grupeve të ndryshme rebele.