1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier përfundon turneun në vendet balltike

14 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BFmw
Në mbyllje të udhëtimit të tij të parë në Balltik ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka vizituar Lituaninë. Në kryeqytetin Vilnius ai u takua me presidentin Valdas Adamkus dhe me kryeministrin Gediminas Kirkilas. Si më parë gjatë bisedave të Steinmeierit në Estoni dhe Letoni u trajtua edhe raporti me Moskën. Marrëdhëniet e shteteve balltike me Rusinë janë ‚testi i lakmusit' për bashkëpunimin me gjithë Evropën, tha ministri i jashtëm lituanez Petras Vaitiekunas pas takimit me Steinmeierin. Ministri i jashtëm gjerman u shpreh në favor të zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike me Balltikun. Këtu bën pjesë, sipas tij, edhe përmirësimi i infrastrukturës hekurudhore në segmentin Berlin - Shën Petërburg.