1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier për zgjerimin e misionit të Bundeswehrit në Afganistan

6 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BQIx
Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier ka porositur që të mos vihet në diskutim çështja e zgjatjes së mandatit të Bundeswehrit në Afganistan. Vetëm atëherë, kur afganët të mund të garantojnë sigurinë në vendin e tyre, detyra e gjermanëve atje është plotësuar, tha Steinmeier. Ai u shpreh për zgjerimin e mëtejshëm të misionit në favor të përgatitjes dhe armatimit të ushtrisë afgane.