Steinmeier ka sinjalizuar se Berlini do ta njohë pavarësinë e Kosovës
8 Janar 2008Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier ka sinjalizuar se Berlini do ta njohë pavarësinë e Kosovës, në rast se ajo e shpall atë në mënyrë të njëanshme, edhe në rast se OKB-ja nuk do ta japë miratimin e saj. Kështu raportin revista javore prestigjoze gjermane "Der Spiegel". 2.800 ushtarë gjermanë ndodhen ende në Kosovë. Ajo që mbetet ende e paqartë, është nëse ushtarët gjermanë do të qëndorjën në Kosovë edhe pas shpalljes së pavarësisë.
Po sipas revistës "Der Spiegel", ministria e jashtme gjermane ka deklaruar qëndrimi i ushtarëve gjermanë në Kosovë edhe pas shpalljes së pavarësisë, nuk përbën asnjë shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Por shumë deputetë të bundestagut gjerman, nuk janë të të njejtit mendim. Gjatë mbledhjeve parlamentare dhe mbeldhjeve të fraksioneve, shumë deputetë gjermanë kishin shfaqur dyshimet e tyre, mbi zgjatjen e misionit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së saj.
Partia e majtë dhe fraksioni liberal FDP deklaruar se do ta shqyrtojnë këtë çëshjte nga ana juridike. Zëvednësshefi i FDP-së, Verner Hoyer u shpreh se kërkon një dokument krejtësisht të qartë mbi zgjatjen e mandatit të bundesverit gjerman në Kosovë.
Edhe disa social-demokratë gjermanë kanë filluar të ushtrojë presion ndaj ministrit të jashtëm gjerman Steinmeier, me arsyetimin se pa një mandat të ri të OKB-së, nuk ka asnjë bazë politike që të zjgatet misioni ushtarak në Kosovë.