1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier: Duhet të besojmë se një peng është gjallë

21 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BKTM

Deri tani lajmet ishin kundërthënëse: Derisa zëdhënësi i talibanëve Kari Jussuf Ahmadi kishte deklaruar se dy pengjet ishin vrarë njëri pas tjetrit me diferencë të shkurtër orësh, zëdhënësi i ministrisë së jashtme afgane, Sultan Ahmad Bahin, kishte bërë të ditur se njëri peng kishte vdekur nga një goditje në zemër prej vapës ekstreme, ndërsa tjetri është ende gjallë dhe po bëhet çdo përpjekje për ta liruar. Sipas Bahinit, i cili iu referua të dhënave të shërbimeve të fshehta, zëdhënësi i talibanëve nuk zotëronte të dhëna të besueshme. Në mbrëmje është shprehur edhe ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier. Ai tha, se duhet të besojmë që njëri peng ka vdekur në duart e pengmarrësve, por nuk është vrarë dhe se pengu tjetër është gjallë. Sipas shërbimit në internet të revistës 'Spiegel', pengmarrësit janë një fis që simpatizon talibanët, por nuk i përket lëvizjes së tyre politike.