1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stefan Moses në Shkup

Fatos Musliu22 Prill 2006

Ekspozitë e fotografit gjerman në Galerine e Arteve "Qifte Himam"

https://p.dw.com/p/AsFm
Retrospektivë nga Stefan Moses
Retrospektivë nga Stefan MosesFotografi: Stefan Moses-Archiv im Fotomuseum im Münchner Stadtmuseum

Në galerin e arteve Qifte Hamam në Shkup është hapur retrospektiva e fotografive të autorit më autentik të fotografisë gjermane Stefan Moses "Deutsche Vita".Stefan Moses fotografi me më ndikim në mesin e shekullit 20 u bë i famshëm me fotografit i tij të artistëve, intelektualëve, punëtorëve dhe reportazhet fotografike në të përjavshmen]"Der Stern" tha Matijas Volers, atashe i kulturës në amabasadën gjermane në Shkup.

"Krahas artisëtve,politikanëve dhe personave të famshëm gjermanë,ekspozita pasqyron zejtarë,puntorë dhe administratorë në punën e tyre të përditshme. Interes të veçant në ekspozitë paraqet paralelizmi i gjermanëve nga perëndimi dhe lindja" vlerëson Volers.

Panorama e shoqërisë gjermane pas Luftës së Dytë Botërore me një mjeshtëri të rrallë artistike zbërthehet në fotografitë e Moses. Personazhet e tij nuk flasin vetëm për të kaluarën por edhe për të ardhmen është shprehur Matijas Volers.

Duke qëndruar para fotografive të Stefan Moses të udhëheq ndjenja se çdo njeri paraqet shoqëri në vete, por secili portret i tij tregon se vdekja është proçes i pashmangshëm. Paralelisht fotografia e Moses të shpjegon se ky art është rezistent ndaj haresës në të kaluarën.

Kirill Temkov profesor i estetikës në universitetin e Shkupit vlerson se veprat e Stefan Moses janë një zhanër i rëndësishëm vizual që në mënyrë artistike të jep përjetim të pazëvendësueshëm. Moses për kritikun e estetikës Temkov, mundë të llogaritet edhe si muzë e artit fotografik.

" Në këtë ekspozit ne shohim në vepër një artist i cili mbështetet në tendencat më bashkëkohore të artit social, kjo dëshmohet me prezencën e ndikimit të Berthold Brehtit pothuajse në të gjitha fotografitë e ekspozuara"- ka deklaruar profesori Kirill Temkov. Forma apsolute e vuajtjes së Xhozef Vajs, rezatimi i shpresës së Erst Blohut dhe kuptimi global i njohjes së Gadamerit i japin një vlerë të veçantë ekspozitës së Stefan Moses, vlerëson profesor Temkovi.

Përzgjedhja e fotografive nga ekspozita "Deutsche Vita" është bërë nga muzeu i Munihut dhe Institutit Gëte.Vizitorët e shumtë në galerin e arteve janë të impresionuar nga fotografitë.Studentja Gyli "E gjithë ekspozita e Stefan Moses për mua është impresionuese.Në veçanti fotografia e Teodor Adornos në pasqyrë, apo e Ernest Bllohut që të jep një përshtypje se në momentin e vrojtimit të fotografisë po flet me të. Moses të ofron kënaqësi optike"

Edhe i riu Besim Sejdiu i cili profesion ka kamerën thotë se fotografia e Moses është dicka e veçantë." Opusi i Moses është tërheqës, ai me një mjeshtëri të madhe pasqyron jetën gjermane si në perendim poashtu edhe në lindje.Fotografit"Flowerpower" dhe "Puntorët në industrinë e tekstilit" janë më tërheqëse për mua sepse ato janë si të gjalla, flasin me ne."

Ekspozita me fotografi të Stefan Moses "Deutsche Vita" do te jete e hapur deri më 8 maj .