1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Standard & Poor's : Kredia greke nuk duhet shtyrë

6 Korrik 2011

Agjencia e vlerësimit “Standard & Poor's” ka dalë në një konkluzion se një shtyrje e kredisë, e kërkuar nga bankat franceze, do të ishte një dështim, në përpjekjet e BE-së për të zgjidhur krizën financiare në Greqi.

https://p.dw.com/p/11pqo
Logo- Agjencia e vlerësimit “Standard & Poor's”
Logo- Agjencia e vlerësimit “Standard & Poor's”Fotografi: picture-alliance/dpa

Bankat franceze javën e kaluar menduan një plan: Të shtyjnë kredinë dhe në bazë të saj, disa prej Eurobondeve të Greqisë, të rinovohen kur atyre t'i afrojë data e skadimit, por me kushte të ndryshme. Kjo sipas tyre, do t'i japë Greqisë një frymëmarrje financiare pa bërë shumë sakrifica të mëdha.

Bankat gjermane dhe ato franceze, si dhe kompanitë e sigurimeve në këto vende, janë bartësit më të mëdhenj të mega-kredisë greke, dhe ato e kanë pranuar këtë propozim, njësoj si ministra e Financave të Gjermanisë. Por, “Standard & Poor” ka paralajmëruar se duke nisur nga e hëna, ky hap do të shkaktonte një lloj dështimi.

Dy agjenci të tjera ekonomike, si Fitch e Moody, nuk kanë reaguar menjëherë, por pritet të kenë një qëndrim të ngjashëm.Bankat gjermane, e bënë të qartë se çdo zgjidhje për Greqinë, që do të vihej në diskutim nga agjencitë e vlerësimit, do të rishikohej, edhe në këtë mënyrë do të vlerësohej edhe kontributi vullnetar për një paketë tjetër ndihmash për Greqinë deri në 2014.

Në fundjavë, ministrat e Financave të 17 vendeve të Eurozonës vendosën në favor të një pakete ndihmash, që pritet të shtohet në 80-90 miliardë Euro, për shkak të konfliktit mbi përfshirjen e sektorit privat.

Ndërtesa e agjencisë së vlerësimit “Standard & Poor's”
Ndërtesa e agjencisë së vlerësimit “Standard & Poor's”Fotografi: picture-alliance/dpa

Pa paketën e dytë të ndihmave, parashikohet një tjetër rënie e Greqisë në krizë, dhe një kolaps financiar mes 2012 dhe 2014.

Ndërkohë që kundërshtimet po shtohen dita ditës pas qëndrimit publik të “Standard & Poor”, kritikat e agjencive të mëdha të Vlerësimit po bëhen më të forta.

Zyrtari i Bordit të Politikave në Bankën Qendrore Europiane, Ewald Nowotny i tha një radioje publike në Austri, se Agjencitë e Vlerësimit janë duke vendosur pengesa, në rrugën e bankave që kërkojnë të kontribuojnë në shpëtimin e Greqisë, dhe stabilite tin financiar.

Ministri i Financave të landit të bavarisë, Georg Fahrenschon i CSU, i tha gazetës gjermane Passauer Neue Presse, se paralajmërimi i bërë nga S&P është mjaft “pa vend”. Edhe Joachim Poss, një ekspert financiar për socialdemokratët, i tha Deutsche Welle-s se loja e cila po bënin agjencitë amerikane, ishte pikërisht për të bërë që ky aksion shpëtimi, të duket jo i lehtë.

Autor: Andrea Rönsberg/ Aurel Boriçi

Redaktoi: Aida Cama