1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SPD dhe CDU të kënaqura me rezultatet e votimeve në tri landet gjermane

Mimoza Cika Kelmendi27 Mars 2006

Në zgjedhjet për deputetë të parlamenteve të tri landeve gjermane pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët

https://p.dw.com/p/Aqf2
Treshja fituese: Gynter Otinger, Volfgang Bëhmer, Kurt Bek (nga e majta në të djathtë)
Treshja fituese: Gynter Otinger, Volfgang Bëhmer, Kurt Bek (nga e majta në të djathtë)Fotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të së djelës në tre Landet e Gjermanisë, kryeministrat përsëri kanë arrritur të marrin rezultate të larta nga votimet. Në Rheinland-Pfalz, Partia socialdemokrate SPD, nën udhëheqjen e kryeministrit, Kurt Beck ka arritur një fitore prej 45,6%,Unioni kristiandemokrat, CDU, 32,8%, Partia liberale 8%, ndërsa "Të Gjelbërit" kanë arritur të marrin vetëm 4,6%të votave në këtë land.

Në Baden Vyrtemberg Unioni kristiandemokrat, CDU, nën udhëheqjen e Günter Oetinger ka fituar 44,2%,Partia socialdemokrate, SPD, ka humbur në mënyrë të thellë dukë marrë vetëm 25,2% të votave, "Të Gjelbërit" fitojnë vetëm 11,7% dhe liberalët,FDP, 10,7%.

Kryeministri kristiandemokrat i Landit të Magdeburgut, Volfgang Bëhmer, ka fituar më pak, vetëm 36,2% ,por si forcë politike është e para. Partitë e majta kanë fituar 24,1 % duke u renditur e dyta socialdemokratët kanë arritur nivelin më të ulët të votave duke marrë vetëm 21,4%,kurse liberalët kanë arritur të marrin 6,7% të votave.

Sekretari i përgjithshëm i Unionit kristiandemokrat, Ronald Pofalla tha në mbrëmje në Berlin pas publikimit të rezultateve se testi i parë i votimeve, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare, ka treguar se zgjedhësit mbështetën kursin e së ardhmes së qeverisë federale gjermane: "Gjermania gëzohet nga Unioni kristiandemokrat, që të dy kryeministrat e suksesshëm, Volfgang Bëhmer dhe Gynter Otingen u zgjodhën përsëri nga qytetaret dhe qytetarët duke arritur një bindshëm fitoren e tyre.

CDU ka fituar në Sakzen-Anhalt dhe në Baden Vyrtemberg.Urime", tha Pofalla.
Ndërsa kryetari i SPD, Matias Placek e ka lidhur fitoren e partisë së tij në Rheinland-Pfalz me punën e qeverisë së udhëhequr në këtë Land nga vetë kryeministri Kurt Beck: "Përgëzimet e mia të para pa asnjë dyshim shkojnë për kryeministrin e vjetër dhe të ri të Rhainland Pfalz-it, zotin Kurt Beck. Urime të përzemërta gjithë ekipit të Rhainland Pfalz-it , zonja dhe zoterinj", tha Placek.

Në zgjedhjet për deputetë të parlamenteve të tri landeve gjermane pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët.