Sot zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Maqedoni
5 Korrik 2006Reklamë
Në ish republikën jugosllave Maqedoni do të zgjidhet sot parlamenti i ri. Rreth 1.7 milionë maqedonas me të drejtë vote do të zgjedhin sot 120 deputetë për parlamentin e tyre qeveritar. 500 vëzhgues ndërkombëtarë do t´i observojnë këto zgjedhje.
Kryeministri social demokrat Vlado Buckovski, i cili drejton koalicionin qeveritar, ku merr pjesë edhe partia shqiptare Partia Demokratike për Integrim, shpreson të rizgjidhet në postin e tij.
Këto zgjedhje vlerësohen si test pjekurie për Maqedoninë, e cila gëzon që prej vitit 2005 statusin e kandidates për antarësim në BE.