1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sot zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Maqedoni

5 Korrik 2006

Rreth 1.7 milionë maqedonas me të drejtë vote do të zgjedhin sot 120 deputetët e parlamentit. 500 vëzhgues ndërkombëtarë do t´i observojnë këto zgjedhje.

https://p.dw.com/p/Aref
Vlado Buckovski, kryetar i Unionit Social Demokrat të Maqedonisë, 30 qershor 2006
Vlado Buckovski, kryetar i Unionit Social Demokrat të Maqedonisë, 30 qershor 2006Fotografi: AP

Në ish republikën jugosllave Maqedoni do të zgjidhet sot parlamenti i ri. Rreth 1.7 milionë maqedonas me të drejtë vote do të zgjedhin sot 120 deputetë për parlamentin e tyre qeveritar. 500 vëzhgues ndërkombëtarë do t´i observojnë këto zgjedhje.

Kryeministri social demokrat Vlado Buckovski, i cili drejton koalicionin qeveritar, ku merr pjesë edhe partia shqiptare Partia Demokratike për Integrim, shpreson të rizgjidhet në postin e tij.

Këto zgjedhje vlerësohen si test pjekurie për Maqedoninë, e cila gëzon që prej vitit 2005 statusin e kandidates për antarësim në BE.