1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sot pritet dekretimi i qeverisë së re palestineze, Izraeli mbeshtet Abaz

17 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Axct


Rramallah:Qeveria e re palestinze do të bëjë sot betimin para presidentit Mahmud Abbas.Sipas informacioneve nga Rramallahu, kabineti qeveritar është i përbërë nga 12 njerëz të pavarur.Kryeministri i ri,Salam Fajjad u emërua nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbaz.Hamasi nuk është përfshirë në përbërje të qeverisë.Presidenti Abbas e shpërndau qeverinë e mëparshme të unitetit pasi Hamasi morri nën kontroll Gazën ditën e enjte
Por Hamasi ka hedhur poshtë emërimin e një kryeministri të ri, derisa vazhdon të kontrollojë Rripin e Gazës. Lëvizja Fatah ka nën kontroll Bregun Perëndimor.
Rusia, SHBA , BE ,OKB si dhe Izraeli kanë sinjalizuar për mbështetje politike dhe financiare kursit të ndejkur nga preidenti palestinez Abaz. Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, ka deklaruar se qeveria e re e emergjencës e formuar nga presidenti Abbas, ofron një mundësi të re për partneritet për paqe.