Sot në parlmanetin turk zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e presdientit
24 Gusht 2007Reklamë
Parlamenti i ri turk mblidhet sot për të votuar në raundin e dytë për zgjedhjen e pasuesit të presidentit Ahmet Nexhet Sezer. Favorit kryesor konsiderohet të jetë ministri i jashtëm Abdullah Gyl (Abdullah Gül) nga partia islamike konservatore AKP e kryeministrit Rexhep Taip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan). Siç duket as sot Gyl nuk do të arrij të siguroj dy të tretat e nevojshme të votave për tu zgjedhur në postin e presidentit. Megjithatë zgjedhja e Gylit konsiderohet të jetë më se e sigurtë pasi që në raunin e tretë ëstë e nevojshme vetëm shumica absolute.