1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skandal në BE & Ndryshime dhe mosmarrëveshje në Shqipëri & Referendumi në Turqi

17 Shtator 2010
https://p.dw.com/p/PF31

Në Bruksel u mbajt të enjten samiti i shefave të shteteve dhe qeverive nga 27 vendet e Bashkimit Evropian. Grindja e ashpër mes presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe presidentit francez, Nicolas Sarkozy për dëbimin e romëve nga Franca hodhi hije mbi punimet e samitit, ku megjithatë u diskutuan edhe çështje të tjera.

Në Shqipëri këtë javë u bënë disa ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrime, Ilir Meta në të ardhmen do të jetë ministër i Ekonomisë dhe zëvendëskryeministër, ndërsa në postin e tij të ministrit të Jashtëm u emërua Edmond Haxhinasto. Ndërkohë që të enjeten pas një debati të tensionuar dhe me akuza të ndërsjellta, parlamenti në Tiranë me votat e mazhorancës, rrëzoi një dekret të presidentit Topi për ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Rrëzimi i dekretit acaroi edhe më shumë marrëdhëniet mes mazhorancës dhe kreut të shtetit.

Në Turqi u mbajt para një jave me sukses referendumi për ndryshimet kushtetuese. Qeveria turke e shpalli referendumin si një "fitore për demokracinë". Me 26 ndryshimet e miratuara shtetasit turq fitojnë më shumë të drejta. Ndërkohë që forcohet edhe kontrolli civil i ushtrisë. Por ndryshimet kanë edhe anën tjetër të medalies.

Autor: Lindita Arapi/Arben Muka/Baha Güngör

Redaktoi: Bahri Cani