1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"S'ka ndërhyrje të njëanshme në Siri"

Silke Hasselmann/Bahri Cani17 Maj 2013

Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kanë kërkuar sërish dorëheqjen e pushtetmbajtësit në Siri Baschar al-Assad. Erdogan po qëndron në Uashington për bisedime.

https://p.dw.com/p/18Zn5
Erdogan - Obama në Uashington para gazetarëveFotografi: Reuters

Ka shumë të prekur dhe shumë bashkëlojtarë në këtë konflikt. Por Turqia është partneri më i rëndësishëm, për të ardhmen e Sirisë pa presidentin Baschal al-Assad, mendohet në SHBA. Presidenti Barack Obama e di që Turqia ka një kufi në gjatësi prej 900 kilometra të gjatë me Sirinë dhe konflikti atje është brenga më e madhe e kryeministrit Erdogan. Në anën tjetër Erdogan e di se nikoqiri i tij nuk ka ndonjë interes të drejtpërdrejtë për ndërhyrje ushtarake në Siri.

Obama tha se "përdorimi i armëve kimike kundër civilëve është një temë tabu" e cila nuk guxon të ndodhë. Por edhe në takimin me Erdoganin është folur për faktin që në Siri janë përdorur edhe armë të ndaluara. Por kush i ka përdorë ato dhe cilat janë qëllimet? Erdogan nuk do të flasë për këtë çështje. Presidenti amerikan gjendet tani në një pozitë shumë të vështirë, sepse në gusht të vitit të kaluar ka deklaruar se përdorimi i armëve kimike është "linja e kuqe" e cila nuk do të tolerohet.

Pa ndërhyrje

"SHBA po angazhohet në forma të ndryshme dhe po përgatitë hapa të ndryshëm - diplomatikë dhe ushtarakë. Por ky është një problem ndërkombëtar dhe shpresoj shumë se me të gjithë partnerët së bashku, duke përfshirë këtu edhe Turqinë, do të gjendjet një zgjidhje e përbashkët për vendosjen e paqës në Siri dhe në këtë rajon. SHBA nuk do të ndërhyjë vetë dhe besoj se askush, pra as kryeminsitri Erdogan, nuk mendon se ndërhyrja e njëanshme amerikane do të sillte rezultate më të mira", pohon Obama.

USA Türkei Erdogan Obama 16.05.2013
Obama duke biseduar me kryeministrin Erdogan dhe delegacionin e tij në Uashington (16.05)Fotografi: SAUL LOEB/AFP/Getty Images

Të dy politikanët nuk u pyetën dhe nuk folën asnjë fjalë për furnizimin e opozitës në Siri me armë. Obama dhe Erdogan si dhe shumë uhstarakë dhe pjesëtarë të tjerë të qeverisë do të vazhdojnë negociatat dhe konsultimet për konfliktin e Sirisë dhe armët biologjike. Do të bisedohet për pasojat e mundshme politike, ekonomike dhe ushtarake të konfliktit. Turqia është më shumë se Uashingtoni i ngarkuar edhe me problemin e qindra mijëra refugjatëve të cilët kanë ikur nga Siria në Turqi dhe janë strahuar atje. Strehimi i tyre kushton shumë dhe Turqia është e interesuar që të gjendet një zgjidhje edhe për këtë problem.